“Një mushkëri e dytë për qytetin”/ Veliaj inspekton punimet në Parkun e Liqenit të Farkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liqeni i Farkës po transformohet dita-ditës, duke u shndërruar në një nga hapësirat më të këndshme të kryeqytetit, për të kaluar pasditet dhe jo vetëm.

Parku i liqenit do rivitalizohet përmes një projekti të ri transformimi nga Bashkia e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet që po kryhen, duke nënvizuar faktin se kjo hapësirë do t’i shërbejë të gjithëve.

“E gjithë Farka është kthyer në një kantier këto kohë. E di që një kantier i ka lanë stafetën një kantieri tjetër, por më vjen mirë që mbajtëm premtimin për ekipin e volejbollit. Kemi pallat sporti në Farkë, ndoshta më të mirin që kemi sot në Tiranë. Ndihem shumë mirë që në nivel kapilar ne kemi shkuar në çdo rrugicë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës solli në vëmendje se askush nuk mund ta imagjinonte vetëm pak vite më parë që në Liqenin e Tiranës do zhvillohej një event i përmasave të “Sunny Hill Festival”.  Ai tha se kjo situatë sot ishte paimagjinueshme më përpara kur i gjithë Parku Liqenit ishte kthyer në një landfill.

“Sot jemi në të njëjtën situatë ku ne duam të ndërtojmë jo vetëm për 20 vitet e ardhshme, por ndoshta për 100 vitet e ardhshme e ku secili ka diçka për të bërë: Kush është i ri do të shkojë tek “Sunny Hill”; Kush është me fëmijë do të shkojë tek këndi i lodrave; Kush është i moshuar do luajë një domino dhe kush ka dalë për të pirë një kafe me familjen e vet të ketë mundësi ta ketë këtë shërbim. Të njëjtën gjë duam të bëjmë në Farkë,” deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Lexo edhe :  Ja markat e veshjeve më me vlerë në botë për 2023

Bashkia e Tiranës do të marrë praktikat me të mira të projekteve të realizuara në Parkun e Liqenit Artificial dhe do t’i realizojë edhe në Parkun e Farkës.

“Duke qenë se Amfiteatri ka funksionuar në mënyrë fantastike tek Liqeni Artificial, do ta realizojmë edhe në Farkë. Do të ketë dhe këtu korsi biçikletash dhe një hapësirë fantastike për ata që duan të vrapojnë apo të merren me sport”, sqaroi Veliaj.

Në projektin  ri janë parashikuar dhe disa ndërhyrje që e bëjnë edhe më atraktiv parkun e Farkës, si pedanolja, këndi i lojërave, aktiviteteve për fëmijët e grupmoshave nga 1 deri në 14 vjeç, si dhe zonë pikniku në të gjithë ambientin rrethues, zona e amfiteatrit, molet, platformat lundruese, zona e peshkimit etj,.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV