“Një mushkëri e dytë për qytetin”/ Veliaj inspekton punimet në Parkun e Liqenit të Farkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liqeni i Farkës po transformohet dita-ditës, duke u shndërruar në një nga hapësirat më të këndshme të kryeqytetit, për të kaluar pasditet dhe jo vetëm.

Parku i liqenit do rivitalizohet përmes një projekti të ri transformimi nga Bashkia e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet që po kryhen, duke nënvizuar faktin se kjo hapësirë do t’i shërbejë të gjithëve.

“E gjithë Farka është kthyer në një kantier këto kohë. E di që një kantier i ka lanë stafetën një kantieri tjetër, por më vjen mirë që mbajtëm premtimin për ekipin e volejbollit. Kemi pallat sporti në Farkë, ndoshta më të mirin që kemi sot në Tiranë. Ndihem shumë mirë që në nivel kapilar ne kemi shkuar në çdo rrugicë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës solli në vëmendje se askush nuk mund ta imagjinonte vetëm pak vite më parë që në Liqenin e Tiranës do zhvillohej një event i përmasave të “Sunny Hill Festival”.  Ai tha se kjo situatë sot ishte paimagjinueshme më përpara kur i gjithë Parku Liqenit ishte kthyer në një landfill.

“Sot jemi në të njëjtën situatë ku ne duam të ndërtojmë jo vetëm për 20 vitet e ardhshme, por ndoshta për 100 vitet e ardhshme e ku secili ka diçka për të bërë: Kush është i ri do të shkojë tek “Sunny Hill”; Kush është me fëmijë do të shkojë tek këndi i lodrave; Kush është i moshuar do luajë një domino dhe kush ka dalë për të pirë një kafe me familjen e vet të ketë mundësi ta ketë këtë shërbim. Të njëjtën gjë duam të bëjmë në Farkë,” deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Lexo edhe :  Zbulohet data, ja kur do të mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Bashkia e Tiranës do të marrë praktikat me të mira të projekteve të realizuara në Parkun e Liqenit Artificial dhe do t’i realizojë edhe në Parkun e Farkës.

“Duke qenë se Amfiteatri ka funksionuar në mënyrë fantastike tek Liqeni Artificial, do ta realizojmë edhe në Farkë. Do të ketë dhe këtu korsi biçikletash dhe një hapësirë fantastike për ata që duan të vrapojnë apo të merren me sport”, sqaroi Veliaj.

Në projektin  ri janë parashikuar dhe disa ndërhyrje që e bëjnë edhe më atraktiv parkun e Farkës, si pedanolja, këndi i lojërave, aktiviteteve për fëmijët e grupmoshave nga 1 deri në 14 vjeç, si dhe zonë pikniku në të gjithë ambientin rrethues, zona e amfiteatrit, molet, platformat lundruese, zona e peshkimit etj,.

Të fundit

Autori i shkruajti letër falje familjes së Ilaria Sulës, babai i saj: Nuk pranohet

Babai i Ilaria Sulës ka thënë, në një intervistë për mediat italiane, ka deklaruar se nuk e pranon faljen...

Lufta e tarifave, Dollari amerikan bie në nivelin më të ulët ndaj euros që nga viti 2022

Dollari amerikan ra sot në nivelin e tij më të ulët ndaj euros në pak më shumë se tre vjet, pasi lufta tregtare SHBA-Kinë...

SPAK mbyll hetimet për 27 anëtarët e dy grupeve kriminale, kalon për gjykim dosjen

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e 27 anëtarët e dy grupeve kriminale. Të pandehurit, sipas SPAK, kanë organizuar...

Rritja e çmimit të banesave, ministrja Ibrahimaj: Ja plani që kemi për çiftet e reja

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për News24, ka deklaruar se PS planifikon të ndihmojë çiftet e reja në blerjen...

“Ilaria nuk do shkonte kurrë te shtëpia e tij”, prindërit e studentes tregojnë dyshimet

Vrasja e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj Mark Samson dhe u gjet e...

Lajme të tjera

Web TV