“Open Balkan”/ Meta “beson” në pavarësinë dhe ndërgjegjen e Begajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta ka folur në konferencën e djeshme në cilësinë ish- Presidenti mbi deklaratat e pasardhësit të tij Bajram Begaj për “Open Balkan”. Ai tha se Begajt i ka lënë porosi për çështjen e detit që të jetë i kujdesshëm

Ish- Presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar që të komentojë mendimin e pasardhësit të tij Bajram Begajt, në lidhje me ‘Open Balkan’, ku ky i fundit u shpreh se Kosova duhet të bëhet pjesë. Meta tha se beson se mendimi i Begajt është i pavarur dhe ai është plotësisht i ndërgjegjshëm për atë që thotë. “E përfundova mandatin tim kushtetues në Presidencë, duke bërë simbolin më te dashur për mua dhe patriotët. Në datën 25 nisëm një rrugë të re, bashkë me shqiponjën dhe ngjyrat e flamurit. Kjo është beteja që do i shërbejë dhe forcimit të Kosovës. S’kam bërë asnjë një muaj nga largimi nga detyra e presidentit. S’më duket etike që të komentoj veprimet e presidentit të ri. Ai është i pavarur. Mendoj se plotësisht i ndërgjegjshëm për atë që bën dhe thotë. Lidhur me iniciativën e Vuçiçit dhe të Ramës, është një iniciative që cënon perspektivën tonë Europiane. Ne duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit”, u shpreh Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse i ka dhënë ndonjë këshillë për çështjen e detit, presidentit Bajram Begaj. “Presidenti ka përgjegjësitë e veta që i përcakton me të dejtë kushtuese. Presidenti i mëparshëm, zoti Meta ka përmbushur me besnikëri të plotë e tyren, ka bërë përpjekje kontruktive që kjo çështjes të zgjidhet. Letra iu drejtua parlamentit, pasi ka detyrimet e tij për t’u shprehur dhe për të parë marrëveshjen dhe për të kontrolluar qeverinë. Është përgjegjësi e Kuvendit për këtë çështjes. Sa i takon presidentit aktual, bisedimet e mëparshme mund ta bëjnë pak të vështirë kontributin e tij pasi kryeministri ka ndërmarr disa akte tinzare për të ecur me faktin e kryer. Është detyrë e parlamentit dhe e çdo lloj institucioni tjetër që të merret me këtë çështjes. S’na e ka fajin Vuçiç që na ikin ne qytetarët, kur ai bëhet ogiçi i tij.”, tha Meta.

Lexo edhe :  Mashtroi dhe u mori paratë qindra qytetarëve shqiptarë, arrestohet francezi në Tiranë

Deklarata e Begajt

Presidenti shqiptar Bajram Begaj në intervistën e parë televizive në Kosovë, ndër të tjera, tha se nisma rajonale ”Open Balkan” duhet të përkrahur dhe që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhen të përfshihen. Është Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina që nuk janë pjesë e nismës, theksoi Presidenti shqiptar. Kurse nga ana tjetër, tha se liberalizimi i vizave është i vonuar, dhe që është një e drejtë e mohuar e qytetarëve të Kosovës. Begaj foli mes të tjerash edhe mbi tensionet në veri të Kosovës, të nxitura nga marrëveshja për targat. “Situata e krizës së 31 korrikut ishte vërtetë serioze. Dua të falenderoj Kosovën dhe politikanët për zgjidhje të konfliktit me maturi e mirëkuptim. Vetëm bisedimet janë garant i sigurisë së Kosovës me mbështetjen e aleatëve strategjikë BE-SHBA. Do të sigurojmë që sovraniteti dhe integriteti territorial si dhe statusi i pavarur të mos ndryshojë. Për këtë Kosova ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë”, tha Begaj. Presidenti shtoi se vizitat që kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë nesër me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe dialogu pas dy ditësh në Bruksel, janë të rëndësishme.

 

 

Të fundit

VIDEO/ Gola dhe spektakël mes Barcelona dhe Inter, kualifikimi vendoset në Itali

Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në...

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia,...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Lajme të tjera

Web TV