Xavi flet mbi revolucionin në futboll: Kronometri të ndalet kur topi nuk është në lojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, kërkon të revolucionarizojë futbollin.

Numri një i stolit të katalanasve u shfaq i zemëruar të shtunën e kaluar për humbjen e kohës në çdo ndeshje në La Liga dhe ka dalë me një propozim konkret.

Ai ka propozuar që edhe në futboll, sikurse ndodh në lojën e basketbollit, kronometri të ndalet kur topi nuk është në lojë. “Për mua është qesharake që vazhdojmë me këtë model që kemi.

Çfarë presim për të pasur kohë efektive?

Në këtë mënyrë nuk do të duhej të shikonim nëse janë shtuar tetë minuta apo 22.

Bëjmë budallallëqe sepse minutat shtesë nuk janë gjë tjetër veçse një kurth. Mendoj se futbolli është i vetmi sport pa kohë efektive”, deklaroi ai pas barazimit ndaj Rayo Vallecanos në takimin e parë të sezonit në La Liga (0-0).

Reagimi i Xavi-t ka ardhur pas javës së parë në La Liga në të cilën janë luajtur mesatarisht 52 minuta e 31 sekonda si kohë efektive.

Sipas llogarive të Xavi-t, janë 38 minuta të tjera që humben mes protestave, vonesave në nxjerrjen e topit, kujdesit mjekësor, zëvendësimeve, VAR-it dhe futbollistëve që simulojnë si të dëmtuar.

Fundjavën e parë në Spanjë, ndeshja me më shumë lojë efektive ishte Almeria-Real Madrid (58 minuta); ndërsa ajo më pak efektive ishte ajo e Betis-Elche, me 48 minuta (dhjetë më pak se në Almeria).

Edhe pse është e vërtetë që mesatarja e lojës efektive në dy sezonet e fundit është përmirësuar (nga 51:59 në sezonin 2019-2020 në 53:21 në atë 2021- 2022), sezoni aktual ka nisur me inercinë e zakonshme: që topi në ligën spanjolle rrokulliset më pak krahasuar me kampionatet e tjera të rëndësishme në Europë.

Lexo edhe :  Shqiptarët humbin interesin për kombëtaren, biletat nuk po shiten

Premier Liga, ka mesatarisht dy minuta e tetë sekonda më shumë lojë efektive se La Liga. La Liga është e fundit mes 5 kampionateve më të forta në Europë për sa i përket lojës efektive. Jo më kot Xavi ka kërkuar ndryshimin e rregullave.

Të fundit

PD-në s’e ndihmon besnikëria ndaj Berishës, por ndaj qytetarëve

Nga Toni Drishti Ka një garë absurde në PD se kush i thur më shumë lavde Sali Berishës. Ivi Kaso një...

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

Zyrtare/ Leverkusen shkarkon trajnerin Erik ten Hag pas vetëm tre javësh

Erik Ten Hag zyrtarisht nuk është trajner i Bayer Leverkusen. Klubi gjerman e ka shkarkuar pas vetëm dy javësh në kampionat. Bajer Leverkusen ka ndarë...

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai u shpreh se duhet të...

Lajme të tjera

Web TV