Kali i Gjeneralit

Mitro Çela

Aktori dhe regjizori Alfred Bualjoti ka marrë penën për të shkruar disa kujtime.

Kthehet prapa në vite.

Qëndron në vitin 1997 kur xhironte filmin “Pylli i lirisë”.

Filmi kishte dy aktorë.

Alfredin.

Dhe një kalë.

Një kalë i veçantë. Kalë rrace, “Gjakpastër arab”.

Kali quhej “Kaproll”.

E përdorte gjenerali Petrit Dume.

Një ditë vere, Petrit Dume ra nga kali, sepse e pushkatoi Enveri.

Kaprolli mbeti pa zot. Humbi si kripa në ujë.

-E gjetëm në Përmet,- kujton aktori.-

E kishte marrë një evgjit.

Tërhiqte një karrocë…

Ishte katadisur si mos më keq.

I zoti i kishte prerë edhe jelet.

E morëm. E ushqyem dhe brenda pak ditëve u rikthye në origjinë.

Jelet ja rregullojë një parukiere.

Xhirimet zgjatën disa muaj.

Kaprolli kishte një huq.

Ishte hamshor i paparë.

Si puna e Berluskonit, që nuk i ndahet shpirti nga vajza të vogëla, të virgjëra dhe me origjinë arabe.

Fundi i Berluskonit dihet:

U dënua nga gjykata të bëjë punë të detyruar në një azil për pleq?!

Po kali i gjeneralit?

Një vit kulloti barin e Kinostudjos në Tiranë…

Pastaj shkoi në Shkodër…Humbi bukurinë dhe fuqinë si hamshor?