Pogradeci i mbushur me pushues, kryeministri Rama ndan pamjet nga “qyteti i Lasgushit”

Pogradeci, duket se është nga ato qytete që nuk “i ka prekur” rritja e çmimeve! Edhe këtë verë, është i mbushur me pushues.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të premte disa pamje nga plazhi në liqenin e Pogradecit dhe thotë se pastërtia e klima e veçantë e kanë bërë atë të preferuarin e pushuesve vendas dhe të huaj.

“Qetësia, pastërtia dhe klima e veçantë e qytetit të Lasgushit, e kanë bërë prej kohësh Pogradecin një destinacion tejet special jo vetëm për pushuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj.

Me investimet e reja që janë në rrugën e jetësimit mbi projekte ambicioze zhvillimi, ky destinacion do të jetë një tjetër pikë e bukur referimi e Shqipërisë 2030”, shkruan kryeministri Edi Rama dhe ndan pamje të pushuesve në Pogradec.