“Casemiro, një mit po largohet”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

Prestigjozja “Marca” hapet me titullin “Casemiro, një mit po largohet”. Është zyrtare, Casermiro nënshkruan për United pasi mbylli marrëveshjen për një shifër që mund të arrijë në 85 milionë euro.Prima Pagina Marca 20/08/2022

“Inter, tre po” është titulli i ”Corriere dello Sport”. Inter konfirmon Skriniar, bllokon Acerbin, kërkon 3 pikë.Prima Pagina Corriere dello Sport 20/08/2022

“La Gazzetta dello Sport” hapet me pikën e kthesës së Zhang në Inter: “Skriniar qëndron këtu”. Tentativa e fundit pariziene u refuzua. Rinovim deri në 2027 me një rol të madh në klub.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 20/08/2022

“Pa Casemiro, pa zëvendësues” ka shkruar gazeta madrilene “AS”. Real Madrid dhe Carlo Ancelotti kanë vendosur për të mos transferuar një tjetër lojtar, edhe pas largimit të Casemiros.Prima Pagina AS 20/08/2022

“Mundo Deportivo” hapet me lojtarët e Barçës “Auba dhe Memphis janë afër”. Chelsea bind gabonezin. Marrëveshja e Depay me Juventusin, në pritje.Prima Pagina Mundo Deportivo 20/08/2022

“Nisje të menjëhershme” është titulli i katalanases “Sport”. Memphis dhe Aubameyang janë gati të mbyllin transferimet e tyre te Juventusi dhe Chelsea.Prima Pagina Sport 20/08/2022

“Koha e Fergusonit” është titulli i “Daily Star” ndërsa gazeta raporton mbi komentet e Sir Alex që e përshkruan Giggs si “frymëzues”. Sir Alex tha se futbollisti ishte “pa dyshim shembulli më i mirë që kishim në klub” dhe “të gjithë e shikonin Ryan Giggs si numrin një”.Faqja e parë e Daily Star, 20 gusht 2022