Mocioni/ Abazoviç: Jam kryeministër që merr vendime të vështira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për disa orë me rradhë, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi patën debat për rrëzimin e qeverisë. Kryeministri Dritan Abazoviç u përplas në Parlament mbi nismën për rrëzimin e qeverisë pas marrëveshjes së firmosur me kishën ortodokse serbe. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Dritan Abazoviç kërkon sqarime të hollësishme se pse është kërkuar një mocion mosbesimi i tillë.

Parlamenti i Malit të Zi është mbledhur duke debatuar rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Dritan Abazoviç. Nisma për t’i hequr votëbesimin qeverisë është kërkuar nga 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, të disa partive në koalicionin qeveritar dhe partive të tjera, për shkak të, siç kanë thënë, ndalimin e Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimin e tensioneve ndëretnike në vend. Nismëtarët e mosbesimit e kritikojnë qeverinë duke theksuar se në vend të ndjekjes së rrugës evropiane, qeveria po kryen eksperimente politike. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Dritan Abazoviç kërkon sqarime të hollësishme se pse është kërkuar një mocion mosbesimi i tillë. Ai u shpreh se që ditën e parë kur erdhi në krye të qeverisë, politika ka shprehur shqetësime se ai i përket një kombi me pakicë kombëtare në vend (Shqipërisë). ”Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme. Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”, tha ai. Abrazoviç tha se Mali i Zi nuk ka kohë për eksperimente politike. “Pas qeverisë së ekspertëve dhe (qeverisë) së pakicës, Mali i Zi nuk ka më kohë për eksperimente politike. Është koha që të kemi zgjedhje për një qeveri legjitime”, tha Danijel Zhivkoviç, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Socialiste, të presidentit Milo Gjukanoviç. Kryeministri Abazoviç thotë se kërkesa për rrëzimin e qeverisë nuk ka të bëjë me proceset europiane, por me marrëveshjen që qeveria e tij arriti me Kishën Ortodokse Serbe. “Ju e keni dorëzuar iniciativën për shkak të Marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe. Ju thatë se ishte krim dhe tradhti ndaj interesave kombëtare dhe mos u fshihni pas evropianizmit tani”, tha zoti Abazoviç. Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze. Edhe shoqëria civile dhe opinionistë të pavarur patën vërejtje serioze për përmbajtjen e Marrëveshjes. Në fillim të gushtit, kryeministri Abazoviç i refuzoi zyrtarisht të gjitha kundërshtimet e organizatave joqeveritare, Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, si dhe institucioneve të tjera në vend. Për të rrëzuar qeverinë, e cila deri tani funksiononte si qeveri pakice, nevojiten votat e të paktën 41 nga 81 deputetëve të parlamentit të Malit të Zi. Është e paqartë se cili do të jetë epilogu i seancës parlamentare, sepse Fronti Demokratik, si parti pro-ruse, apo Demokratët e Alekse Beçiçit dhe Partia Boshnjake, ende nuk janë shprehur se si do të votojnë. Një pjesë e votave të tyre, të paktën pesë, nevojiten për rëzimin e qeverisë. Gjatë seancës, përfaqësuesit e Fronti Demokratik kërkuan ndërprerjen e saj dhe propozuan, që partitë fituese të zgjedhjeve parlamentare të gushtit të vitit 2020, të formojnë përsëri një qeveri teknike, siç bënë dy vjet më parë. Fronti Demokratik dhe partia tjetër, Demokratët, kanë kërkuar një seancë tjetër parlamentare më 2 shtator, për të debatuar një mocion tjetër mosbesimi, nëse qeveria e kryeministrit Abazoviç i mbijeton votimit të tanishëm. Propozimi për votën e mosbesimit në shtator, është paraqitur nga 32 deputetët e këtyre dy partive, duke përmendsur si arsye “humbjen e kapaciteteve funksionale dhe thellimin e krizës ekonomike”.

Lexo edhe :  Që nga sasia deri te riaplikimi: Gjithçka që duhet të dish për SPF

 

Të fundit

‘Sulltanesha Hyrrem’ tregon frikën më të madhe: Isha 17 vjeçe

Aktorja e njohur në rolin e Sulltaneshës Hyrrem, Meryem Uzerli, ka treguar për herë të parë fobinë e saj...

Këto shenja tregojnë se po e teproni me kafen

Të shumtë janë ata që nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Është një nga pijet më të njohura në mbarë botën. Përfitimet e tij...

Ronaldo në Kampionatin Europian, Georgina fillon pushimet para kohe

Kristiano Ronaldo është thirrur për të përfaqësuar Portugalinë në Kampionatin Europian 2024, ndërsa gruaja e tij po shijon me sa duket pushimet para kohe. Georgina...

Protesta e opozitës para Parlamentit, ja masat që merr Policia

Opozita ka thirrur një protestë që do e zhvillojë para Parlamentit, në një kohë që do të nisë seanca plenare. Protesta është thirrur për tu...

A është më e shëndeshtme të hash vetëm?

Ushqimi në shoqëri është me i mirë për shëndetin, ul stresin dhe forcon lidhjet familjare, sipas dy studimeve të fundit të promovuar nga Barilla...

Lajme të tjera

Web TV