Emergjencat Civile bëjnë bilancin: Në 24 orët e fundit 25 vatra zjarri, ja sa janë aktive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vendin tonë, ndonëse vijojnë temperatura të paqëndrueshme, janë raportuar ditë pas dite, disa vatra zjarri!

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat:

Tek ish-fabrika e çimentos, bashkia Vlorë;
Në Babicë e Madhe, bashkia Vlorë;
Në Nartë-Jalli, bashkia Vlorë;
Në fshatin Shkozë, bashkia Selenicë;
Në fshatin Domaj, bashkia Has;
Në fshatin Melgushë, bashkia Vau – Dejës
Në Nj. Adm. Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës
Në fshatin Obot, bashkia Shkodër
Në fshatin Greps, bashkia Krujë
Në fshatin Tapizë, bashkia Krujë
Në lagjen Grizë, bashkia Patos
Në fshatin Mbrostar, Bashkia Fier
Në fshatin Peshtan i Vogël, Bashkia Fier
Në Nj. Admnin. Berat, bashkia Berat
Në fshatin Çiflik, Bashkia Dimal
Në fshatin Kuvashicë, Bashkia Dibër
Në fshatin Pollozhan, Bashkia Dibër
Në fshatin Patin, Bashkia Klos
Në fshatin Kulmak, Bashkia Skrapar
Në fshatin Miliskajë, Bashkia Krujë
Në fshatin Shelgar, bashkia Sarandë
Në fshatin Zikularë, bashkia Kavajë
Në fshatin Marikaj, bashkia Vorë

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 373 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 35 mjete zjarrfikëse.

Aktualisht vatra zjarri aktive:
1. Në Malin e Sopotit, në vendin e quajtur “Pigadhe Mesovun”, bashkia Delvinë, po vijon puna nga strukturat e pushtetit vendor për të izoluar dhe shuarjen përfundimtare të vatrës së zjarrit.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënje të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.
Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.
Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

Të fundit

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur,...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

Lajme të tjera

Web TV