Njeriu më i komentuar i momentit/ Facebook i mbyll rrjetet sociale Andrew Tate!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse jeni përdorues i mediave sociale, shanset janë të larta që mund ta keni parë Andrew Tate kudo kohët e fundit. Kur bëni ‘scroll’ në faqen ‘For You’ të TikTok, Andrew Tate do të shfaqet me siguri. Klipet një minutëshe të tij duke dhënë mendimin e tij për gjithçka (absolutisht gjithçka) kanë marrë një vëmendje të konsiderueshme.

Epo tani nuk do ta shihni më! Dhe e dini pse?

Meta ka ndaluar influencuesin Andrew Tate nga Facebook dhe Instagram për shkelje të politikave që platformat kanë. Për herë të parë, ai është bllokuar nga Twitter, kur shkroi se “gratë duhet të mbajnë përgjegjësi për abuzimet seksuale ndaj tyre”.

Në qershor të këtij viti, Tate kishte 1 milion ndjekës në Instagram. Tani, ai numëronte rreth 4.7 milionë ndjekës. Rritja e shpejtë e audiencës ndoshta ka ardhur pasi u bë viral në TikTok, me njerëz që e mbështesin dhe të tjerë që e kritikojnë masivisht.

Meta u shpreh se ka hequr Andrew Tate nga platformat, pasi ai ka shkelur politika që lidhen me “organizata dhe individë të rrezikshëm”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ish-kikboksieri u bë i famshëm në vitin 2016 kur u përjashtua nga programi televiziv “Big Brother” për shkak të një videoje ku dukej se ai sulmonte një grua. Tate ka qenë i ftuar në shumë emisione dhe podcaste ku  për shkak të natyrës kontroverse ai arriti të marë vëmëndjen e ndjekësve nga e gjithë bota.

Sipas Marianna Spring, korrespondente e keqinformimit dhe mediave sociale në BBC, videot e Andrew Tate – që promovojnë paragjykimin dhe urrejtjen ndaj grave – kanë rënë në sy këtë verë me adoleshentë që komentojnë se sa shumë ai po shfaqet në burimet e tyre në rrjetet sociale.

Lexo edhe :  8 mënyra si ia pret vetë rrugën suksesit tënd (pa e kuptuar fare)

Përmbajtja e tij ka ngritur shqetësime në lidhje me efektin që videot virale mund të kenë në botën reale, veçanërisht te përdoruesit më të rinj në moshë, të ekspozuar ndaj tij gjatë pushimeve shkollore, kur kanë edhe më shumë kohë të lirë.

Në TikTok, videot me hashtagun #AndrewTate janë parë më shumë se 12.7 miliardë herë. Por ky numër nuk përfaqëson vetëm video të Tate dhe mbështetësve të tij – ai gjithashtu përfshin video të bëra nga njerëz që kritikojnë influencuesin.

Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për Andrew Tate, në një nga videot e tij më të klikuara ai thotë se “është realist, dhe nëse je realist, do jesh edhe seksist”.

Në po të njëjtën video, ai i quan gratë “në thelb dembele” dhe thotë se “nuk ekziston asnjë femër e pavarur”.

 

 

 

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV