Park i ri në Lezhë buzë Drinit, Rama publikon projektin: Nisim punimet në shtator!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të shtunën me publikimin e një projekti të ri. Bëhet fjalë për projektin e parkut të ri në Lezhë, ndërtimi i të cilit do të nisë në shtator.

Parku i Ri ‘N’Drin’ do të përfshijë hapësira të gjelbërta, stola, shëtitore e hapësira sportive të dedikuara për lojëra të ndryshme.

“’DUA TË LUAJ’ është programi i ri kombëtar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit. Ky është projekti i parkut N’Drin në Lezhë, i cili do të jetë së shpejti në kantier këtë shtator”, shkruan Rama krahas videos.

Rama njofton se ndërtimi i këtij parku vjen në kuadrin e programit të ri kombëtar i fondit Shqiptar të Zhvillimit “Dua të Luaj”, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit.