Prag tragjedie në Lezhë/ Makina përfundon në kanal, brenda saj 4 vajza të reja

Një aksident që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.

Mësohet se një automjet, në të cilin udhëtonin 4 vajza, ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal që ishte i tejmbushur me ujë për shkak edhe të reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Fatmirësisht përpara se mjeti i përmbysur të përfundonte i zhytur totalisht në një thellësi që arrin deri në 1.5 metër, një banor i zonës ka ndërhyrë duke bërë të mundur shpëtimin e vajzave.

Katër të rejat janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.