32 skuadrat më të mira të Europës/ Vllaznia e femrave në play-off të Champions League!

Vllaznia e femrave bën një hap gjigand duke duke kompletuar 24 orë fantastike për sportin shqiptar.

Për herë të dytë rresht skuadra shkodrane siguron të drejtën për të luajtur në fazën play-off të Champions League.

Skuadra shqiptare mundi me rezultatin 1-0 sllovaket e Spartak Myjava në ndeshjen e luajtur në qytetin e Petrovacit, për të arritur në fazë ku kanë mbetur vetëm 32 skuadra në garë.

Golin vendimtar e shënoi Shala në minutën e 43. Ndeshja u luajt në stadiumin “Pod Malim Brdom” të Petrovacit, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Vllaznisë së meshkujve, Alban Xhaferi si dhe një grup i tifozerisë shkodrane.

Vllaznia do ta mësojë emrin e kundërshtares së radhës në shortin e datës 1 shtator dhe pas y ndeshjeve me sistem vajtje-ardhje do të kërkojë për të dytin sezon rresht fazën e grupeve të UEFA Champions League për femra.