Aksident i rëndë/ Makina përplaset me zetorin plagosen 6 persona, mes tyre dy fëmijë

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në Lushnje, në aksin rrugor Fier-Lushnje, pranë fshatit Pirrë.

Gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë të mitur kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit, ku janë përfshirë një mjet bujqësor dhe një makinë tjetër.

Policia thotë se të plagosurit për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet ne njoftimin e policisë.