“Putinin e poshtëruan në Shqipëri”, gazeta britanike shkruan për incidentin në Gramsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tentativa e dy shtetasve rus dhe një ukrainasi për të hyrë në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh është pasqyruar edhe në mediat e huaja, madje dhe në ato ruse.

Vladimir Putin ka pësuar poshtërim të mëtejshëm pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh në Shqipëri.

Kështu raporton media e njohur britanike “Express”, e cila i referohet ngjarjes së një ditë më parë në vendin tonë.

“Ngjarja ka ndodhur të shtunën në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake me një fabrikë armësh. Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë teksa po tentonin të hynin në ambiente”, thuhet në shkrimin e Express.

Më tej media britanike thotë se një nga të dyshuarit meshkuj dyshohet se sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi.

Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme. Më tej Express i referohet deklaratës së ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, por edhe reagimit të kryeministrit Rama.

Ndërsa sa i takon, 33-vjeçares Svetlana Timofeeva Express shkuan se ajo ka mohuar çdo lidhje me agjencitë e inteligjencës ruse. Pavarësisht mohimeve të saj, dyshimet vazhdojnë për natyrën e vërtetë të udhëtimeve dhe fotografive të saj.

Të fundit

Detektivët sekretë të picës napolitane: Si e ruan Italia “sekretin” e një recete botërore

Nëse ka një ushqim që bashkon botën, ajo është pica. Por ndërsa versione të saj lulëzojnë në çdo cep...

Berisha shfrenon fantazinë: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë

Kreu i PD Sali Berisha e ka shfrenuar sot fantazinë, duke u shprehur se ministri i Jashtëm ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të ndryshojnë raportin...

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon për herë të parë Mickoski: Nuk i vura re

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë. Në fundjavë, gjatë ndeshjes mes...

Shalqinjtë kalben në fushat e Myzeqesë, s’ka treg për shitje

Fermerët e zonave të Frakullës dhe Kafarajt në Fier shprehin revoltën për situatën e vështirë ku gjenden, pasi shalqiri, kultura kryesore, ka mbetur pa shitur dhe...

1969 – Zhvillohen bisedimet e fshehta të paqes për Luftën e Vietnamit

Në vitin 1969, gjatë periudhës më të tensionuar të Luftës së Vietnamit, u zhvilluan bisedime të fshehta në Paris, në përpjekje për të gjetur...

Lajme të tjera

Web TV