Spiunë në Shqipëri? Rama i përgjigjet kritikëve: Institucionet kanë funksionuar siç duhet

Pas incidentit në Uzinën e Gramshit dhe atë të Poliçnit, ku u futën turistë të huaj kryeministri Edi Rama ka reaguar, duke thënë se institucionet funksionuan siç duhet.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka hedhur poshtë akuzat se siguria kombëtare është cënuar, ndërsa për ata që ai i quan mbrojtës të zellshëm të sigurisë  kombëtare nuk lënë gjë pa thënë, përveç të vërtetës.

“Me u gjet Kola në punë”, është shprehja që Rama ka zgjedhur për të ironizuar kritikët.

“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!” shkruan Rama.

Dy incidente janë regjistruar brenda pak orësh në uzinat e përpunimit të armëve në Gramsh dhe Poliçan. Mbrëmjen e kaluar tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinë. Pasi u pikasën, njëri prej tyre sulmoi dy ushtarë, duke i lënë të lënduar.

Sakaq, ditën e sotme në policia ndaloi katër çekë, pasi u konstatuan duke fotografuar në uzinën e Poliçanit.