Më lehtë të bëhesh mësues, Ministria e Arsimit ndryshon procedurat: Vetëm 3 muaj provë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është viti i tetë që asnjë mësues nuk punësohet më nga emërimet e drejtorive arsimore, por nga portali “Mësues për Shqipërinë”. Me krijimin e një vendi të lirë, lajmërohet i pari në listë ai që ka grumbulluar më tepër pikë përmes postës elektronike. Mirëpo, duket se tani çdo gjë do të jetë më e lehtë për mësuesit e rinj.

Me urdhrin më të fundit ministrja e arsimit Evis Kushi ka vendosur të shkurtojë praktikën profesionale të kandidatëve për mësues nga 1 vit në 3 muaj.

“Shkurtimi i kësaj periudhe vjen si unifikim i kohëzgjatjes së praktikës edhe me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, të cilët gjithashtu e kanë kohëzgjatjen e praktikës 3 muaj. Kjo mundëson pjesëmarrje më të shpejtë të mësuesve në portalin “mësues për shqipërinë” e më pas edhe për punësim”- tha ministrja e arsimit Evis Kushi.

Por nga ana tjetër, me përfundimin e studimeve, praktikës së shkurtuar dhe punësimit përmes portalit “mësues për shqipërinë”, mësuesit e rinj do të jenë 3 muaj në provë nëse janë të aftë psikologjikisht për të ushtruar detyrën.

Ndërsa ata të rinj që duan të regjistrohen në këto programe studimi me vizionin e qartë për të qenë mësues mesatarja nuk do të ndryshojë, do të jetë po 7.5.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV