Çuçi: S’mund t’u vëmë agjentë nga pas çdo turisti/ Peleshi: Nuk është koha për alarm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ai i Mbrojtjes, Niko Peleshi dolën sot në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje mbi incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake të Gramshit. Tre të huaj tentuan të futen në uzinë, ndërsa janë në hetim për spiunazh.

Çuçi ndër të tjera tha se të huajt kanë fotografuar objekte të deklasifikuara. Ministri tha se nuk mund t’i vihet agjent nga pas çdo turisti, por masat nisin në momentin që ata shkelin ligjet.

“Të gjitha këto objekte të fotografuara janë të deklasifikuara. Në momentin që ai shkel një nen të Kodit Penal, ai do të fillojë procedimin ndaj tyre. Minimalisht ai ka bërë një agresion ndaj një personi me uniformë. Kjo është shkak ë të detyron hetimin e thelluar.

Nuk mund t’u vëmë agjent nga pas çdo turisti. Nuk është ky rasti. Shteti vepron në varësi të reagimeve të çdo turisti, qoftë ky me pasaportë ruse”, tha ai.

Ndërkaq, Peleshi u shpreh se nuk është koha për alarm dhe se ngjarja po hetohet. Ai tha gjithashtu se janë shtuar masat mbrojtëse në objektet e rëndësishme.

“Ngjarja është nën hetim, nuk është koha për alarm. Ngjarja nuk kalon pa vëmendje. Mund t’ju konfirmoj që jo vetëm për shkak të kësaj ngjarje, por edhe për situatën e përgjithshme, ne i kemi shtuar masat e sigurisë sidomos në objektet e rëndësishme. Dy ushtarakët tanë kanë vepruar sipas protokollit”, u shpreh ministri.

Të fundit

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Lajme të tjera

Web TV