“I kapja në shtrat”/ Plagosi të dashurën e burrit, rrëfehet 25-vjeçarja shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth një javë më parë tentativa e një 25-vjeçare shqiptare për të vrarë me thikë Klean, një bashkëkombëse 28-vjeçare, teksa kjo e fundit shkonte në shtëpinë e motrës së saj në lagjen Pylaias të Selanikut, pushtoi mediat greke dhe ato shqiptare.

Por duke se dy vajzat shqiptare i janë rikthyer miqësisë, teksa Bianka ndodhet pas hekurave dhe Klea e shtruar në spitalin “Hipokrati”, duke u trajtuar me ndihmë mjekësore pas plagëve në bark dhe shpatull.

Protothema.gr ka zbardhur të gjithë dosjen nga ngjarja e përgjakshme, ku arsye e sulmit u bë lidhja që Klea kishte me bashkëshortin e Biankës.

Detaje nga dëshmia e 25-vjeçares janë tronditëse, teksa ka rrëfyer se pak javë më parë i kanë shkulur flokët për shkak se e ka gjetur duke u puthur në shtrat me të shoqin, në një kohë që ai i kishte thënë se do shkonte për peshkim.

Në raportin e prokurorisë thuhet: “E pandehura pranoi aktet që i atribuoheshin, të cilat ia referon xhelozisë, pasi pretendon se bashkëshorti i saj kishte një lidhje me viktimën, por ajo mohoi që ajo kishte për qëllim ta vriste dhe thjesht donte ta plagoste”.

DËSHMIA E PLOTË:

Unë jetoj në Greqi që nga viti 2004 dhe di të flas dhe të lexoj gjuhën greke. Në vitin 2012 u martova në Shqipëri dhe që atëherë jetoj me bashkëshortin tim në Pylaia. Së bashku kemi dy fëmijë. Një djalë tetë vjeç dhe një vajzë që sot është katër vjeçe. Bashkëshorti im kishte tetë vitet e fundit një lidhje me viktimën dhe këtë e dija sepse shumë herë e gjeja në shtëpinë time së bashku me burrin tim të shtrirë në shtrat.

Nuk i kam parë kurrë të bëjnë seks, përveç puthjeve. Gjatë gjithë këtyre viteve ajo jetoi me burrin tim. Disa herë gjatë tetë viteve të fundit kam folur me viktimën dhe prindërit e saj duke i thënë të ndërpresë marrëdhënien që ka me burrin tim. Gjithashtu disa nga këto herë i thashë dhe asaj që ta ndërpresë këtë marrëdhënie.

Lexo edhe :  “Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Në fakt, një herë i pashë dorë për dore dhe për këtë arsye i shkula flokët. Pavarësisht kësaj, ajo nuk e ndërpreu marrëdhënien që kishte me burrin tim dhe madje i fliste atij keq për mua, gjëra të cilat nuk ishin të vërteta. Ajo i thoshte bashkëshortit tim që po shkoj me burra të tjerë. Kjo ndodhi një muaj më parë kur burri më dëboi nga shtëpia dhe më mbajti dhe fëmijët. Që nga ajo ditë jetoj me nënën time në Kordelio të Selanikut.

Këtë muaj ajo kishte filluar të fliste keq për mua dhe tek të afërmit e mi. Kjo më zemëroi aq shumë sa vendosa ta gjeja dhe ta godisja me thikë për ta frikësuar. Nuk doja ta vrisja. Prandaj mora një thikë nga shtëpia, mora autobusin dhe shkova në Pylaia në shtëpinë ku ajo jeton dhe e gjeta jashtë shtëpisë. Unë iu afrova dhe i thashë “hajde flasin nga afër” dhe ajo iku duke thënë se nuk dëshiron të flasë. Më pas nxora një thikë që e kisha fshehur në sqetullën time të majtë dhe e godita me thikë tre herë, fillimisht dy herë në bark dhe më pas në shpatullën e majtë. Më vjen keq për veprimin tim sepse doja ta trembja në mënyrë që ajo të ndalonte së foluri keq për mua dhe të kërkonte falje.

Të fundit

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht...

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme. Kjo duhet të jetë një...

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Lajme të tjera

Web TV