Paralajmërimi i Vuçiçit: Kosovën do e “zgjidhim” brenda 10 ditësh, në të kundërt…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpresat e Aleksandër Vuçiç janë që marrëveshja me Kosovën për dokumentet dhe targat e makinave te arrihet para 1 shtatorit.

Në të kundërt, paralajmëroi presidenti i Serbisë, serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet.

Kemi mbështetjen e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për të gjetur një zgjidhje kompromisi me qeverinë në Prishtinë për çështjen e targave të automjeteve dhe dokumenteve serbe të udhëtimit. Jam i vendosur të kërkoj një zgjidhje kompromisi me Kosovën për dokumentet e identifikimit dhe targat brenda dhjetë ditëve, pasi qeveria e Kosovës në 1 shtator pritet të nisë zbatimin e masave të reciprocitetit për këto dy çështje. Serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet nëse nuk gjendet zgjidhje për shqetësimet e tyre”– shprehet Vuçiç.

Vucic sqaroi se ka propozuar që serbët e Kosovës të mos përfshihen në vendimin për dokumentet personale dhe të pajisen me targa që janë neutrale ndaj statusit të Kosovës, por sipas tij, pala kosovare , “i hodhi poshtë këto propozime kompromisi”. Kjo siç tha ai, dëshmon se, “qëllimi i Prishtinës është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe përndjekja e serbëve nga Kosova”. që prej 18 gushti, kur u takua në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Vucic nuk kishte folur për mediat.

Prononcimi i tij tani ishte më shumë një paralajmërim. “U informova nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës që nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje për një kohë të shkurtër, nëse nuk ndalet përndjekja e serbëve, politikanët do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës gjatë muajit të ardhshëm, dhe më pas gjykatësit dhe oficerët e policisë do të ndjekin shembullin deri në fund të shtatorit”, u shpreh Vucic duke paralajmëruar “zhbërje të rendit të Brukselit të dakorduar me marrëveshje”.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV