Të akuzuar për spiunazh, ja vendi ku qëndruan në Gramsh për 3 ditë dy rusët dhe ukrainasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mësohet vendi ku qëndruan në Gramsh për tre ditë dy rusët dhe shtetasi ukrainas.

Sipas News24, dy rusët dhe shtetasi ukrainas nuk kanë qëndruar dhe fjetur gjatë tre ditëve në asnjë hotel në Gramsh, por kanë fjetur dhe kanë qëndruar në kodër lart uzinës së Çekinit, ku ndodhet një ish-repart ushtarak i braktisur, i cili më parë ka qenë kundërajrori për mbrojtjen e uzinës.

Pra tre personat e akuzuar për spiunazh kanë qëndruar dhe fjetur në këtë ish-repart ushtarak të braktisur që nuk ka më asnjë funksion tre net. Ky fakt është konfirmuar edhe nga dëshmitarë okularë që kanë parë tre të huajt të qëndronin brenda në ish-repartin ushtarak të braktisur.

Ky vendqëndrim i tyre përforcon dyshimet se kanë vëzhguar me detaje uzinën e Çekinit gjatë këtyre tre ditëve dhe kanë qëndruar pranë saj në një vend ku nuk ishin të ekspozuar dhe kishin mundësi të afroheshin te uzina e Çekinit.

Të fundit

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

Lajme të tjera

Web TV