Tre largime të mëdhaja/ Pas Seferit dhe Totres, Tirana zyrtarizon largimin e Ardit Tolit

Një ditë pas Taulant Seferit, Tirana ka zyrtarizuar edhe transferimin e Ardit Tolit, që ashtu si sulmuesi nga Kumanova, do të luajë për ukrainasit e Vorskla Poltava.

NJOFTIMI I KLUBIT TIRANA

“Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin ukrainas FC Vorskla Poltava për lojtarin Ardit Toli. Pas bashkëpunimeve të frytshme me dy lojtarët kampion Ennur Totre dhe Taulant Seferi, klubi ukrainas shprehu interesin mbi blerjen e lojtarit.

Tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e tij. I urojmë suksese lojtarit në këtë rrugëtim” – shkruhet në një njoftimin e klubit bardheblu, pa përmendur detaje financiare të marrëveshjes.