Xhaçka në samitin “Platforma e Krimesë”: Të mbështesim Ukrainën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në samitin virtual “Platforma e Krimesë” të kryesuar nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Xhaçka theksoi se lufta e tanishme në Ukrainë i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë në vitin 2014, pasi sipas saj në atë kohë bota nuk reagoi ashtu siç duhej.

Shqipëria ka mbështetur në maksimum Ukrainën dhe rezistencën e saj heroike, duke qenë një nga vendet e para që dërgoi municione, duke kontribuar në Konferencën e Donatorëve, duke miratuar ligjin e nevojshëm kornizë që na lejon të mirëpresim në vendin tonë ukrainasit që ikin nga lufta, duke u rreshtuar plotësisht me të gjitha sanksionet e BE-së dhe duke bërë maksimumin në Këshillin e Sigurimit, si bashkëpenëmbajtës me SHBA, për të mbështetur Ukrainën në mënyrë diplomatike dhe për të izoluar Rusinë”, tha ajo.

Sipas saj, çdo vend që beson në të drejtën ndërkombëtare duhet të mbështesë Ukrainën, në mënyrë që veprime të tilla të paligjshme të mos përsëriten nga vende të tjera.

Duke mos e bërë këtë tani, do të rrezikonte të gjithë rendin e bazuar në rregulla ndërkombëtare, të gjithë arkitekturën e sigurisë në të cilën ne të gjithë mbështetemi për paqen dhe stabilitetin në botë dhe do të inkurajonte çdo vend dhe lider autoritar në botë, që të nisë të njëjtin kurs veprimi”, u shpreh ajo.

“Platforma e Krimesë”, është një mekanizëm ndërkombëtar i krijuar posaçërisht nga Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, në vitin 2021, përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë, për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj problemit të Krimesë, në mënyrë që ta kthejë gadishullin në përbërje të Ukrainës.

Lexo edhe :  Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar

 

Të fundit

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

Lajme të tjera

Web TV