I vendoset lëndë plasëse shtëpisë së 60-vjeçarit në Tiranë, policia jep detajet e para

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç

Dyshohet se lënda plasëse është vendosur në portën e 60-vjeçarit, ku si pasojë janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Njoftimi i policisë:

Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.