Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.
SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën, pas një padie të mbërritur në strukturën e posaçme. Hetimi po bëhet në funksion të procedimit penal nr.122 të vitit 2022, ndërsa pritet të zbardhet se cili është objekti i këtij hetimi.