“Nderi i Kombit”, ndahet nga jeta mjeku i famshëm shqiptar në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare mjeku shqiptaro – amerikan, i njohur ndërkombëtarisht, Filip Çaushaj.

Mjekja Lida Shosha ka qënë ajo që ndau lajmin e hidhur në rrjetin social Facebook ku tregon dhe bisedën e fundit me të.

“Të dua, motra ime. I thuaj miqve në Shqipëri, që i dua. Po vdes me buzëqeshje. E ndërsa lotët e mi ridhnin çurg, sepse s’doja të pranoja largimin e mikut tim të shtrenjtë, Ai, përtej oqeanit, më thoshte “Mos qaj, motra ime, shpyrti ime. Kam çunin këtu me mua, nuk jam vetëm”, shkruan ajo.

Ai Filip Çaushaj lindi në New York, u formua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u dekorua nga Presidenti Obama, por për asnjë çast nuk e harroi origjinën e tij shqiptare.

Për promovimin e vlerave të shqiptarëve të suksesshëm nëpër botë, shtatorin e vitit 2016, Presidenti i Republikës Bujar Nishani e vlerësoi me titullin “Nderi i Kombit”.

Mikja e tij Lida Shosha shkruan;

“E deshi shumë vendin e origjinës, Shqipërinë, i deshi shumë shqiptarët, ndihmoi pamasë e frymoi deri në fund për Shqipërinë. CV e mjekut legjendë është aq e pasur sa nuk e nxënë dot këto reshta, mjeku i nderuar kudo në bote, por më i pasur ishte shpirti i tij fisnik, i mençur, modest, bujar, dashamires, përtej çdo limiti njerëzor që kam njohur deri më sot. Sot humba një mik të shtrenjtë, parajsa fitoi një legjendë.”

Me një karrierë të spikatur doktor Filip Çaushaj është pioner në kirurgjinë laparaskopike të zorrës së trashë dhe është vlerësuar me tituj në shumë spitale dhe universitete nëpër botë.

Të fundit

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Lajme të tjera

Web TV