Renditja e re nga FIFA, ja se në çfarë pozicioni ndodhen Kosova dhe Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e re për Kombëtare.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka lëvizur nga vendi që ishte në korrik dhe mbetet në pozitën e 106-të me 1183 pikë të tubuara.

Dardanët nuk kanë zhvilluar ndonjë ndeshje që nga muaji qershor, derisa në shtator do t’i zhvillojnë dy ndeshje në Ligën e Kombeve ndaj Qipros dhe Irlandës së Veriut.

Ndryshim në renditje nuk ka as për Kombëtaren e Shqipërisë, që vazhdon të mbetet në pozitën e 66-të me 1261 pikë të grumbulluara.

Nuk ka pasur ndryshime as në krye të listës së FIFA-s, me Brazilin që mbetet e para, e përcjellë nga Belgjika dhe Argjentina.

Kombëtarja e Francës është e katërta, Anglia e pesta, Spanja e gjashta, derisa Italia, Holanda, Portugalia dhe Danimarka e kompletojnë top 10-shen në ranglistën e FIFA-s.

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV