Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshtit Bishqem, Lushnjë.
Bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa siç shihet edhe në pamjet, njëra nga mjetet është përmbysur në mes të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme raportohet për të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.