Kosovë/ Albin Kurti: Nëse plotësohet ky kusht, jam i gatshëm t’ia jap dorën Vuçiç-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt” ka thënë se nga data 1 shtator do të hyjnë në fuqi masat e reciprocitetit për targat dhe për dokumentet për hyrje-dalje. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se këto masa do të jenë në fuqi për një afat të pacaktuar kohor, megjithatë shton se është i gatshëm për marrëveshje.

Kurti ka thënë se është i gatshëm që t’i shtrëngojë duart me Vuçiç “nëse Serbia pranon të heqë dorë nga kontrollet kufitare në të ardhmen”.

“Unë jam gati të shtrëngoj duart me Vuçiçin, nëse Serbia pranon të heqë dorë nga kontrollet kufitare në të ardhmen, atëherë ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Atëherë 1 shtatori do të ishte pa rregulla të reja”, ka thënë Kurti për Die Welt.

Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për barrikadat dhe tensionet e 31 korrikut. Kreu i Qeverisë së Kosovës deklaroi se ato nuk u shkaktuan nga serbët e thjeshtë në atë pjesë, por nga krimi i organizuar dhe oligarkët, të cilët edhe marrin paga nga Serbia.

Të fundit

PS drejt shumicës së cilësuar, dërmohet PD, zhgënjehen partitë e reja

Harta zgjedhore është skuqur dhe ka kaluar edhe pritshmëritë e PS në disa qarqe. Kryeministri Edi Rama i afrohet...

Horoskopi i ditës së martë, 13 maj 2025

Nga Paolo FOX Dashi Pozicioni i Hënës gjatë orëve të ardhshme do t'ju japë forcë dhe shtysë më të madhe për sa kohë që nuk i...

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi më herët gjatë ditës numërimi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV