Veliaj pret kryeministrin e Luksemburgut dhe i dhuron ‘Çelësin e Qytetit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, të cilit në shenjë mirënjohjeje i dhuroi “Çelësin e Qytetit të Tiranës”. Veliaj falenderoi kryeministrin Bettel për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe Tiranës në ditë të vështira, sidomos tani që vendi po ecën përpara për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Luksemburgu ka qenë një avokat i Shqipërisë, i kauzës dhe i ambicies sonë për të ecur përpara. Ne e çmojmë shumë kontributin dhe avokatinë tuaj, e çmojmë shumë të gjithë ndihmën që i keni dhënë Shqipërisë. Ky është një qytet mirënjohës, një qytet që ka shumë sfida, por gjithashtu një qytet shumë mirënjohës. Dua t’ju dhuroj “Çelësin e Qytetit” për të treguar që kjo është një derë e hapur, një shoqëri e hapur dhe një marrëdhënie e hapur që ne kemi mes nesh. Shpresoj që ky të jetë udhëtimi i parë, por jo i fundit dhe shpresoj shumë që kjo marrëdhënie speciale mes Luksemburgut, Tiranës dhe Shqipërisë, dy vende të vogla, por që siç kanë treguar mund të grushtojnë në pesha të mëdha, të vazhdojë e të rritet”, tha Veliaj.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel vlerësoi punën e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Dua t’ju falënderoj, sepse, siç ju thashë edhe më parë, të jesh kryebashkiak në detyrë, së bashku me gjithë kolegët tuaj është pozicioni i duhur ku mund të kuptosh njerëzit dhe problemet e tyre, por gjithashtu të përjetosh edhe kënaqësinë, pasi efiçenca politike është më e madhe. Dhe unë munda ta ndjej vërtetë, jo vetëm kur hyra në këtë zyrë, por munda të ndjej një qytet, ku, paçka se jam këtu prej pak orësh, unë ndjeva energji pozitive dhe në bisedat që patëm. Kjo është eksperienca ime e parë në Shqipëri, por jam i sigurt që nuk është e fundit, siç ju thashë edhe më parë, unë shpresoj që ne do të shihemi sërish”, tha ai.

Lexo edhe :  Balla: Të dhënat e sistemit TIMS, 100% të mbrojtura. S’ka rrjedhje të dhënash

Bettel ftoi kryetarin Veliaj për një vizitë në Luksemburg për të parë mundësinë edhe për bashkëpunime me kryebashkiakët atje.

Të fundit

Bonucci dhe “tersi” tek Union Berlin, vetëm humbje për gjermanët që nga transferimi i tij

Efekti surprizë për Unionin e Berlinit duket se ka përfunduar dhe skuadra kryeqytetase është zhytur në një krizë rezultatesh,...

SHBA: Nuk parashikohet rritje e trupave amerikane në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pritet ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit. Këtë e ka konfirmuar koordinatori për...

Cekja i Beratit nuk mban dot lotët në dasmën e të birit (Video)

Sejfulla Myftari, i njohur me emrin e artit si Cekja, është një ndër aktorët e humorit që ka një pupullaritet të madh. I njohur gjithmonë...

Tenis/ Jannik Sinner mposht rusin Medvedev dhe triumfon në turneun e Kinës

Jannik Sinner kompleton javën perfekte dhe fiton në Pekin, duke triumfuar në finale ndaj rusit Daniil Medvedev me rezultatin 2-0. Një finale pa shumë...

Elon Musk paditet nga nëna e tre fëmijëve të tij: Nuk kam parë asnjë foto të tyre

Elon Musk dhe nëna e tre fëmijëve të tij, Grimes, pritet të përballen në gjykatë. Sipas këngëtares kanadeze emri i vërtetë i së cilës është...

Lajme të tjera

Web TV