Meta kërkon prokurorë të zgjedhur nga populli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar që prokurorët të zgjidhen nga populli, njësoj si në Amerikë. Qëndrimet ndryshe të Metës që kur u bë reforma në drejtësi për shumë kohë u “mburr” se ishte ai që kishtë ndikuar në realizimin e saj vijnë një ditë pasi SPAK njoftoi nisjen e hetimeve ndaj tij.

Vetëm një ditë pasi SPAK kërkoi informacione shtesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për formularin e dekriminalizimit të Ilir Metës, mbi hetimin e nisur për pastrim të produkteve të veprës penale, Meta ka kërkuar që prokurorët të zgjidhen nga polulli. Opozita është gjithmonë e prirur të japë mendje kur është në pozicionin pritës, por kur merr pushtetin harron se çfarë ka premtuar kur ka qenë në opozitë. Edhe pse jemi ende larg sistemit të drejtësisë amerikane, Ilir Meta kërkon që të bëhen ndryshime ligjore për ti ngjarë asaj… Ditën e djeshme kreu i Partisë së Lirisë ka propozuar që zgjedhja e prokurorëve në Shqipëri të bëhet nga populli, sipas një sistemi të praktikuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ku ka më mirë se prokurorët në Shqipëri të zgjidhen nga populli si në SHBA”, tha Meta gjatë një komunikimi për median. Ai është pyetur edhe për bashkëpunimin me Sali Berishën për aksionin opozitar, dhe se si do të koordinohen PL dhe PD nga shtatori e tutje, duke u përgjigjur: “Ne kemi një kimi dhe në distancë për mua e Partinë e Lirisë është e rëndësishme të gjithë të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga ky kërcënim i brendshëm dhe i jashtëm”.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka asnjë njohuri për hetimet që SPAK ka nisur ndaj tij dhe as kuriozitet për to, ndërkohë që tha se publikimi nga ana e Monika Kryemadhit e certifikatës së gjendjes civile është “kontribut i çmuar për t’ja bërë të lehtë punën SPAK”. Ndërkohë i pyetur se çfarë pritet të ndodhë në muajin shtator, Meta tha: “Që nga 25 korriku unë kam dalë përballë të gjithë atyre të cilët kanë një kohë të gjatë që punojnë kundër interesave kombëtare, interesit të shtetit tonë, interesit publik, kundër rinisë, duke nxitur depresionin, demotivimin e saj e largimin me qëllim zëvendësimin me bangladeshas. Unë mezi po e pres 1 ,2 shtatorin e në vijimësi, tani jemi në një fushë ku pa asnjë diskutim do fitojë e drejta, e vërteta, ata patjetër do stisin e do shpikin por këtë rradhë do shpartallohen. Për Ilir Metën ata do bien vetë e nuk e dinë që nuk është thjesht një gropë, por një humnerë pafund për ta në të cilën ata do bien vetë”.

Hetimet e SPAK

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama po i bën shantazh SPAK-ut duke sjellë në vëmendje deklaratën e kreut të qeverisë i cili thoshte se Prokuroria e Posaçme është krijuar nga Partia Socialiste. Meta tha se nuk ka frikë nga drejtësia, ndërsa shtoi se krimet më të mëdha Rama i ka bërë duke spekuluar me SHBA-në. “Çfarë i thotë Rama-SPAK-ut, ju jeni krijesa të PS-së, ne ju bëjmë dhe ju zhbëjmë. Këto muhabete më tha kështu jo ashtu, nuk kanë vlerë me mua. Unë jam ai politikan që nuk kam frikë nga drejtësia. Nëse SPAK do të prodhojë lajme vere nga mediat e Rilindjes që paguhen nga inceneratorët, mund të japim dhe të gjithë emrat e mediave dhe gazetarëve që marrin lekë nga inceneratorëve. Mendoj që Edi Rama, mashtrimet më të mëdha në Shqipëri, krimet më të mëdha i ka bërë duke spekuluar me SHBA-në. Është shkelës i ligjeve amerikane. Kjo vërtetohet me zotin Bilal në Amerikë i cili ka bërë burg. Ky ka shpëtuar me një marrëveshje bashkëpunimi. Se çfarë thotë Edi Rama, janë përralla. Ne dimë që do të vazhdojmë revolucionin antikorrupsion. Edhe ata që janë përpara drejtësisë, janë të bëra nga Ilir Meta me fakte, prova dhe numra llogarie. Gjithë të tjerat, SPAKu dhe të tjerët janë të vonuar. Ky vonim krijon një problem të madh”, pohoi ai.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Celibashi: Është në interes të partive politike

Dosja si ish-sigurims

Ilir Meta ka folur për dosjen e Sigurimit të Shtetit duke thënë se do të ngrejë padi ndaj Autoritetin e Dosjeve. Kreu i Partisë së Lirisë tha se padia do të jetë pasi ky institucion ka bërë falsifikim “skandaloz”, duke paralajmëruar se beteja e tij do të jetë edhe në nivel ndërkombëtar. Sipas Metës, padia e tij do të bëhet më datë 1 shtator, që të ketë kohë “të qepë letrat, ashtu siç duhet”. “Kemi të bëjmë me proces të shëmtuar të manipulimit të dosjes, të një ish student që është përndjekur nga Sigurimi për tentativë arratisje. Emri i është publikuar në mënyrë kriminale nga Autoriteti i Dosjeve, që është përdorur politikisht. Është falsifikim skandaloz dhe kthim të metodave të ulëta për të goditur politikisht ata, të cilëve nuk iu del dot përballë në skenën politike. Nuk kam asnjë problem e asnjë shqetësim, unë në 1 shtator kallëzoj Autoritetin e Dosjeve, kjo është betejë që do bëhet edhe në nivel ndërkombëtar, për të treguar fytyrën e këtij regjimi, që zhytet përditë në zullum. Këto shpikje nuk na ndalin për të denoncuar aferën e inceneratorëve, janë edhe afera të tjera që do dalin në dritë në shtator e tutje, populli është ai që vendos. Qeveria duhet të kuptojë se koha e partisë-shtet ka mbaruar. Do të bëj një këllëzim të mirëorganizuar dhe të mirëprovuar, shkeljet janë të rënda dhe kanë nevojë që të sistemohen”, deklaroi Meta në një intervistë për EuroNeës.

Zgjedhje të përgjitshme para lokaleve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se bashkia e Tiranës ka përjetuar një degradim total, ndërsa u shpreh se do t’i rikthehet qytetarëve. “Bashkia e Tiranës ka përjetuar një degradim total, do t’i rikthehet qytetarëve po ashtu dhe Durrësi.  Opozita ka shumë mundësi dhe shumë alternativa jo vetëm brenda saj por dhe pranë saj”, tha ai. Po ashtu, kreu i PL tha se do të ketë zgjedhje të përgjithshme para atyre lokale, për shkak të të ilegjitimitetit të qeverisë.

“Zgjedhje të përgjithshme para zgjedhjeve lokale, për shkak të ilegjitimitetit të qeverisë”, tha Meta.

Të fundit

Euro në rënie, “ngrin” paundi britanik/ Kursi i këmbimit, 6 shkurt 2025

Sot, më datë 6 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet me 99.3 lekë. Dollari...

Shteti Bektashi, Rama: Do jetë tek territori ku është Kryegjyshata, i ka apo jo 150 veta

Kryeministri Edi Rama tha sot se krijimi i shtetit Bektashi nuk do të sjell asnjë përçarje apo shpopullim. Sipas tij, krijimi i këtij entiteti...

“Një tokë pa popull për një popull pa tokë!”/ Slogani i rrezikshëm për Gazën

Një tokë pa popull për një popull pa tokë!"  Donald Trump, me qëndrimet e tij në favor të zhvendosjes jashtë vendit të palestinezëve të Gazës,...

“Shqiptarëve ua mas pulsin çdo muaj”, Rama: Ia di Shqipërisë çdo kthesë rruge!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë ë gjithë kohës i qëndron në kokë punës, duke u shprehur krenar që ka shkuar në çdo...

“Hiqet pensioni i parakohshëm”/ Eksperti sqaron reformën në skemën aktuale të pensioneve

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha , i cili ka analizuar prezantimin e djeshëm...

Lajme të tjera

Web TV