Veliaj pret kryeministrin e Luksemburgut dhe i dhuron ‘Çelësin e Qytetit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, të cilit në shenjë mirënjohjeje i dhuroi “Çelësin e Qytetit të Tiranës”. Veliaj falenderoi kryeministrin Bettel për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe Tiranës në ditë të vështira, sidomos tani që vendi po ecën përpara për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Luksemburgu ka qenë një avokat i Shqipërisë, i kauzës dhe i ambicies sonë për të ecur përpara. Ne e çmojmë shumë kontributin dhe avokatinë tuaj, e çmojmë shumë të gjithë ndihmën që i keni dhënë Shqipërisë. Ky është një qytet mirënjohës, një qytet që ka shumë sfida, por gjithashtu një qytet shumë mirënjohës. Dua t’ju dhuroj “Çelësin e Qytetit” për të treguar që kjo është një derë e hapur, një shoqëri e hapur dhe një marrëdhënie e hapur që ne kemi mes nesh. Shpresoj që ky të jetë udhëtimi i parë, por jo i fundit dhe shpresoj shumë që kjo marrëdhënie speciale mes Luksemburgut, Tiranës dhe Shqipërisë, dy vende të vogla, por që siç kanë treguar mund të grushtojnë në pesha të mëdha, të vazhdojë e të rritet”, tha Veliaj.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel vlerësoi punën e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Dua t’ju falënderoj, sepse, siç ju thashë edhe më parë, të jesh kryebashkiak në detyrë, së bashku me gjithë kolegët tuaj është pozicioni i duhur ku mund të kuptosh njerëzit dhe problemet e tyre, por gjithashtu të përjetosh edhe kënaqësinë, pasi efiçenca politike është më e madhe. Dhe unë munda ta ndjej vërtetë, jo vetëm kur hyra në këtë zyrë, por munda të ndjej një qytet, ku, paçka se jam këtu prej pak orësh, unë ndjeva energji pozitive dhe në bisedat që patëm. Kjo është eksperienca ime e parë në Shqipëri, por jam i sigurt që nuk është e fundit, siç ju thashë edhe më parë, unë shpresoj që ne do të shihemi sërish”, tha ai.

Lexo edhe :  Iu zgjatën hetimet/ Meta reagon nga burgu: Nga kjo betejë do të dal më i fortë

Bettel ftoi kryetarin Veliaj për një vizitë në Luksemburg për të parë mundësinë edhe për bashkëpunime me kryebashkiakët atje.

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV