Vendi i lindjes së tij, Lushnja i jep titullin ‘Qytetar Nderi’ Florian Markut

Një tjetër krenari kuqezi si Florian Marku do parakalojë ditën e nesërme, të shtunën, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili do të presë kampionin e boksit pak ditë pas Luiza Gegës, e cila u shpall kampione Europe në atletikë në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.

Sakaq, edhe qyteti i Lushnjës, ku ai ka lindur, ka nderuar sot kampionin, duke i dhuruar titullin ‘Qytetar Nderi’.

Florian Marku të enjten në stadiumin ‘Air Albania’ mposhti meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin WBC Silver, në një kohë që është mbajtës i IBF.