Daily Mail bën gafën e rëndë: Prindërit e vëllezërve Xhaka janë me origjinë serbe

Media e njohur britanike, Daily Mail i ka kushtuar një artikull një emigranti shqiptar, i cili ka ironizuar dhe ka shprehur një formë rebelimi ndaj autoriteteve britanike duke bërë me duar shqiponjën dykrenore, sapo kishte mbërritur me gomone në brigjet e Anglisë.

Sipas tyre, shqiptari ishte pjesë e një grupi prej dhjetëra emigrantësh që mbërritën sot në Britani dhe që më pas u dërguan në qendrat e pritjes së emigrantëve.

Daily Mail shkruan se gjesti i tij ngjason me atë të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen e Zvricrës ndaj Serbisë 2-1, në Botërorin e vitit 2018.  simboli festiv që bënë dy futbollistët ka sjellë vazhdimisht polemika të mëdha.

Mirëpo, kanë bërë një gafë, duke shkruar se prindërit e futbollistëve shqiptarë Granit dhe Taulant Xhaka janë me origjinë serbe. Ndër të tjera thuhet se mesfushori i Arsenalit, Xhaka, ka lindur nga prindër shqiptarë me origjinë serbe dhe theksohet se “babai i tij ka qenë i burgosur politik pas demonstratave të studentëve të vitit 1968 në Jugosllavi kundër qeverisë komuniste në Beograd”.

Me këtë rast ngatërron edhe vitin e demonstratave sepse nuk bëhet fjalë për protestat e vitit 1968, por ato të vitit 1986.

Screenshot_1