Portugali/ Po gërmonte për themelet e shtëpisë, 27-vjeçari zbulon skeletin e dinozaurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ndërtosh shtëpinë tënde duke gjetur një thesar. Jo një thesar monedhash floriri, por një thesar kockash, që ndoshta nuk do të pasurojë pronarin e shtëpisë, por do ta fusë atë në librat e historisë.

E gjithë kjo i ka ndodhur një të riu nga Portugalia, që gjatë gërmimeve për ndërtimin e shtëpisë së tij, në 2017, vuri re fosile të ndryshme që vinin në dritë.

Kur këto fosile, copëza të një historie të harruar me vijim e gërmimeve merrnin forma dhe dimensione gjithmonë e më të mëdha, ai pezulloi punimet duke kontaktuar autoritetet.

Nga ai moment, kantierit me punëtorë iu zëvendësua ai me arkeologët e universitetit të Lisbonës, që me vite po punojnë në atë sitë, mund i shpërblyer me një nga zbulimet më të bujshme të viteve të fundit.

Bëhet fjalë për skeletin masiv të një dinozauri gjigant, një sauropod, kafshë e butë vegjetariane, që dimensionet e mëdha e bënin pothuajse të pamposhtur edhe nga grabitqarët e shumtë të epokës ku jetonte, diku midis 160 dhe 100 milionë vite më parë.

Skeleti, i gjetur në një pozicion tejet të veçantë që ka mundësuar një konservim të shkëlqyer, sipas arkeologëve mund të jetë më i madhi i gjetur ndonjëherë në Europë, dhe nga më të mëdhenjtë e gjitha kohërave.

Kockat i përkasin një qenie të gjatë rreth 24 metra dhe e lartë 13, por surpriza të tjera mund të ndodhen në atë pjesë toke që ishte menduar për një banesë anonime, dhe që tani është shndërruar në një muze në qiell të hapur.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV