Ftesë për lexim/ “Nderi i humbur i Katerina Blumit” pas një ferri mediatik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Ju mund të merrni në dorë një roman aspak voluminoz e të lodhshëm, i cili nuk do t’u angazhojë sa për të hequr dorë dhe nga lodrat në celular, por që në fund të tij do të kuptoni se keni lexuar një prej romaneve më të njohur të botës letrare.

“Nderi i humbur i Katerina Blumit”, është nga veprat më të mira të shkrimtarit gjerman Hajnrih Bël, – i cili në vitin 1972 u bë laureat i ҫmimit Nobel në letërsi, – e përkthyer në shqip nga Robert Shvarc në vitin 1993.

Romani i ka vendosur ngjarjet në Republikën e dikurshme Federale të Gjermanisë. Ai na rrëfen fatin e trishtë të Katerina Blumit, viktimë e një skandali mediatik, për të cilën mësojmë që në faqet e para të romanit se ka vrarë një gazetar.

Katerina Blumi është një gura e re, 27 vjeçe cila që punon si guvernante në familjen e avokatit e njohur, Hubert Blorna dhe bashkëshortes së tij Trude. Ajo përshkruhet si një grua korrekte, e pashme, pak e mbyllur në vetvete, pas një martese të dështuar. Gjithsesi, me ndihmën e të zotërve të shtëpisë ku shërbente, ajo kishte arritur ta sistemonte jetën e saj.

Me natën e një feste karnavalesh, Katerina takohet me një burrë me të cilin bie në dashuri dhe të cilit i mëson vetëm emrin: Ludvig Gëten. Ajo kalon natën me të, por të nesërmen në mëngjes zbulon se i dashuri ishte zhdukur. Gjithsesi kjo gjë që i ndryshon papritur jetën, sepse ky personazh me precedent është i kërkuar nga policia. Ludvig Gëten, akuzohej si anarkist, grabitës bankash dhe një terrorist. Policia dyshon se Katerina ka ndihmuar dhe nxitur Gëten. Në mëngjesi, në shtëpinë e Katarinës ndërhyjnë forcat speciale të policisë për kontroll, por i kërkuari tashmë ndodhet në arrati. Policia arreston Katarinën dhe e merr në pyetje deri në mbrëmje.

Për shkak të stilit të kujdesshëm të jetesës Katerina Blumi befason shumë të njohurit e saj nga përfshirja e saj e dyshuar me një kriminel. Të gjitha ngjarjet që ndodhin më pas, janë hap pas hapi spekulime me informacionin për jetën e saj.

Jeta e Katerina Blumit vihet në qendër të vëmendjes nga një reporter, Uerner Tëtges, i cili punon për një tabloid të njohur thjesht si GAZETA, të cilën autori, Hajnrih Bël, e ka shkruar në të gjitha rastet me ge ka shkruar në të gjitha rastet me germa të mëdha. Shtypi shkatërron reputacionin e saj në më pak se katër ditë. Autori na tregon efektin e tmerrshëm të lajmeve krejt të gënjeshtërta dhe shumë të rënda që gazeta botonte ҫdo ditë në faqe të parë për Katerina Blumin. GAZETA spekuloi mbi jetën e saj private, spekuloi mbi të kaluarën e saj dhe mbi rrugën me te cilën siguronte të ardhurat. Nga një grua krejt e zakonshme dhe anonime ajo kthehet në kryefjalen e qytetit, ndërkohë që ishte krejt e pafajshme. Dhe kulmi i abuzimit është kur gazetari Tëtges, – pasi kishte intervistuar ish-bashkëshortin e Blum, – në mënyrë abuzive viziton nënën e Katerinës në spital e cila sapo kishte kryer një operacion të rëndë. Fjalët e fundit të saj ishin: “Si ka mundësi të ndodhte kjo?” Ajo humb jetën nga tronditja, ndërsa Tëtges krejtësisht i ftohtë, këto fjalë i manipulon në gazetë në këtë mënyrë; “Unë e dija që kjo do të ndodhte”. E mbërthyer nga lajmet e paqena mbi jetën e saj dhe duke mos e përballuar humbjen e nënës, Katarina sheh vetëm një rrugëdalje nga makthi. I propozon gazetarit Tëtges një intervistë, por e vret atë, duke u kthyer në këtë mënyrë pikërisht në atë personazh që shtypi e kishte përshkruar. Për vrasjen e gazetarit, GAZETA shkroi se ai u bë viktimë e profesionit të tij.

Lexo edhe :  Për herë të parë në Shqipëri, pikturat e Van Gogh në ekspozitën digjitale të Korçës

Botimi i romanit në vitin 1974 ishte para së gjithash një përgjigje nga Hajnrih Bël, ndaj shtypit gjerman dhe gazetës “Bild Zeitung”, të cilat e kishin sulmuar dhunshëm pas një serie artikujsh të tij që denonconin sensacionin e pamëshirshëm të shtypit. Ky roman polemik nuk drejtohet vetëm kundër abuzimeve të shtypit, por edhe kundër sistemit policor.

Një vit pas botimit të romanit të Bël-it, kineastët gjermanë Margaret von Trota dhe Volker Shlandorf e përshtatën romanin për ta bërë atë një film. Prodhuar gjatë një kohe polemikash politike në Gjermaninë Perëndimore dhe një kohë kur gazetarët nuk ndaleshin para asgjëje për të bërë të njohur emrin e tyre në terren, – po aq sa dhe libri, – filmi gërmon thellë në shkeljet e të drejtave të njeriut në atë që duhet të jetë një vend paqësor dhe demokratik. Ndryshe nga romani, filmi përfundon me një skenë në funeralin e Tëtges, me botuesin e tij duke dhënë një dënim hipokrit të vrasjes si një shkelje të lirisë së shtypit.

Të fundit

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga...

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë një grup më profesional, me...

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV