“Shpirtit dhe mendjes s’i bën dot make up!”, ndjekësit fushatë kundër Dea Mishel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas batutës së papërshtatshme për fëmijët jetimë, blogeres Dea Mishel Hoxha i janë kthyer kundër dhe fansat e saj. Ajo është përballur me kritika të ashpra për shkak të pyetjes që e “shqetësonte” nëse “fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

Megjithatë, edhe pse gjatë videos, Dea e prek vetë fenomenin duke thënë se nuk duhet të bëjë shaka me një gjë të tillë, kjo nuk e ka ndaluar blogeren që ta publikojë videon. Pas reagimeve të ashpra në rrjete sociale, blogerja reagoi përmes një reagimi në Instastory, ku përpiqej të shfajësohej.

Megjithatë, pavarësisht se ka kërkuar falje publike, fansat kanë nisur një fushatë kundër saj. Siç vihet re nga profili i saj në Instagram, ajo ka humbur mijëra followers në vetëm pak orë. Por ndjekësit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë vazhduar me komente kundër saj dhe nëpër postimet që ka bërë më parë.

“E shpifur”, “Unfollow e ke zemra”, “Shpirtit dhe mendjes nuk i bën dot make-up”, “Ça bën në jetë? Patinoj fytyrën me tualet, femra kot, lyhu e dil kafe e party. Kujtojnë se është kënaqësia e jetës, kokëboshe. Të gjithë të të bëjnë unfollow, aq e papjekur saqë nuk kërkon dhe falje. Turp, dukesh si me probleme në zhvillim mendor”, “S’të shoh dot më njësoj”, “Kjo bën sikur si plas fare…unë e shikoj si një kriminele këtë”

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV