Vapa e padurueshme! Studimi: Deri në 2100, i nxehti ekstrem do të bëhet i zakonshëm!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse 33 gradë ju duket shumë, mendoni a do ta përballonit dot të jetoni në 51 gradë temperaturë, si në Tropik.

Teksa valët vdekjeprurëse të të nxehtit janë bërë më të zakonshme gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e botës do të jetë në darën e “nxehtësisë ekstreme” deri në vitin 2100, dhe më rregullisht, sipas një studimi të fundit.

Ky hulumtim tregon se tropuki dhe zonat subtropikale duke përfshirë nënkontinentin indian, pjesë të mëdha të Gadishullit Arabik dhe Afrikës Sub-Sahariane, do të përjetojnë deri në fund te shekullit, temperatura të rrezikshme në shumicën e vitit.

Sipas studimit të publikuar në Communications Earth, kjo ka të ngjarë të ndodhë edhe nëse do të arrihet një lloj suksesi në kufizimin e ngrohjes globale në 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Por nëse emetimet nuk kontrollohen, një numër i madh njerëzish në këto rajone mund të përballen me periudha “makthi” për shkak të vapës ekstreme.

“Ekziston rreziku që miliona njerëz të jenë vërtet shumë të ekspozuar ndaj këtyre temperaturave jashtëzakonisht të rrezikshme në një mënyrë që ne nuk e kemi parë ndonjëherë deri tani,” tha autori kryesor i studimit, Lucas Vargas Zeppetello nga Universiteti i Harvardit. Jashtë tropikut, valët vdekjeprurëse të të nxehtit sipas tij, ka të ngjarë të kthehen në dukuri vjetore.

Valët e forta të të nxehtit –që mendohet se janë bërë më të ashpra e më të shpeshta nga ndryshimet klimatike – po ndihen tashmë në të gjithë botën, duke kërcënuar shëndetin e njerëzve, jetën e egër dhe rendimentin e të korrave.

Të fundit

Si i mori mbi 18 mijë vota?/ Sara Mile: Mu bashkuan simpatizantët e PD-së

Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një...

Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, stakohet energjia

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve...

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave  të publikuara...

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik. Një superjaht luksoz,...

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte për shkaqe natyrale. Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV