Erik Ten Hag tashmë nuk e ndalon dot: Nuk mund të them se Ronaldo do të qendrojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United ka marrë fitoren e dytë rresht ne kampionatin anglez, Premier League.

Djajtë e Kuq triumfuan në udhëtim te Southampton me rezultat minimal 0-1, duke shkuar në kuotën e gjashtë pikëve pas katër ndeshjeve.

Trajneri i Djajve, Erik Ten Hag ka thënë se në dy ndeshjet e para skuadrës së tij i mungonte karakteri.

“Një skuadër duhet të adaptohet dhe të gjejë një mënyrë si të fitojë ndeshjet. Këtë bëmë më së miri ndaj Southampton. Në këtë aspekt vuajtëm në dy ndeshjet e para, veçanërisht në atë ndaj Brentford”.

“Kur një ekip nuk jep 100% në fushë dhe nuk ka karakter apo shpirt gare, atëherë është e kotë të flasim për filozofi apo taktika. Në fillim duhet të jetë shpirti i skuadrës dhe përkushtimi në 100%”, u shpreh Ten Hag.

Tutje trajneri holandez foli edhe për të ardhmen e yllit portugez Cristiano Ronaldos, duke e lënë të hapur mundësinë që ai të largohet nga Old Traford.

“Nuk mund të them se Ronaldo do të qëndrojë, ne do të jemi të vëmendshëm në afatin kalimtar deri në sekondat e fundit të saj. Nëse do të kemi mundësi të firmosim me ndonjë lojtar, atëherë do të godasim”, përfundoi Ten Hag.

Të fundit

Xabi Alonso zgjedh Realin, pasuesi i tij mund të jetë legjenda e Barcelonës!

Erik ten Hag apo Xavi, cili është trajner më i zoti? Përgjigjja është relative, por mes tyre ka një...

“Me ty, me ty, Ilir Meta”- Monika Kryemadhi publikon videon dhe falenderon mbështetësit

Monika Kryemadhi ka publikuar një video, ku një fëmijë shfaqet duke shprehur mbështetjen për Ilir Metën. Kryemadhi shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë e...

“Linda Rama, mision për të ringjallur fuqinë e demokracisë”. Intervista e De Castro

Ekonomistja dhe aktivistja Linda Rama është shumë më tepër sesa bashkëshortja e Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Gazetari Màrio de Castro e takoi për revistën...

Lapaj i kthen përgjigje Ramës: Ke frikë, sepse ti e di se do kemi zgjedhje të parakohshme

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ‘shigjetuar’ kryeministrin Edi Rama duke thënë se ka zënë frika nga zgjedhjet e parakohshme. Në një...

Kaos në Stamboll gjatë marshimeve për Ditën e Punëtorëve, mbi 400 të arrestuar

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Stamboll gjatë tubimeve për Ditën e Punës, të cilat qeveria turke i ka të ndaluara. Siç raporton France 24,...

Lajme të tjera

Web TV