Gjyshi plagos me çifte mbesën 25-vjeçare, detajet e para

Gjyshi plagos me çifte mbesën e tij 25 vjeçe. Ngjarja mësohet se është aksidentale dhe ka ndodhur në zonën e njohur si Patos fshat.

Paraprakisht dyshohet që i moshuari ka qenë duke pastruar një armë zjarri tip çifte, kur kjo e fundit është shkrepur aksidentalisht.

Pas plagëve të marra vajza është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e fierit ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.