Dosja e Metës, SPAK në urgjencë për hetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesi i gushtit trazon politikën me nisjen e hetimeve ndaj Ilir Metës. Përse SPAK “qëmtoi” dosjen e re Meta? Institucioni i ri i drejtësisë në provën madhore.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), u vendos në lëvizje për një denocim të bërë në ditët e para të qershorit nga ish-deputeti Halit Valteri. Në gushtin e nxehtë ku gjykatat janë të mbylluara dhe prokuroria punon me prokuror të gatshëm, dosja e Metës u përzgjodh si “parësore”, duke hetuar direkt pasurinë e Metës dhe transaksionet që janë bërë nga llogaritë e ish- LSI në lidhje me lobimin në Amerikë. Për këtë SPAK u vu direkt në lëvizjë ndërsa ka dosje të tjera që nuk po i shkon deri në fund. Shumë denoncime të bëra nga Partia Demokratike në lidhje me sistemin e Shëndetësisë, inceneratorët etj janë në hetim prej vitesh, por ende nuk ka asnjë shenjë se diçka do të lëvizë. SPAK ende nuk ka çuar deri në fund dosjen e incenratorëve, ku Partia e Lirisë ka zënë çdo ditë ekranin duke sjellë sipas saj fakte mbi këtë dosje ku në burg kanë shkkuar deri tani dy ish- anëtarë të Lëvizjes Socialsite të integrimit që u kthyen në socialsitë, vetëm këtë mandat. Në ditët e nxehta të gushtit duket pak e nxituar rradhitja e dosjes Meta e para në punën e SPAK. Kjo situatë në dukje shpeh një dyshim se më shumë ngjan si lëvizje politike, sesa një hetim “rutinë” nga strktura anti-korrupsion e sistemit të ri të drejtësisë. Ilir Meta sapo dorëzoi postin e Presidentit, një ditë më pas i ndërroi emrin partisë në Konventën Kombëtare duke e hequr LSI dhe vendosur Partia e Lirisë. Kjo nuk ndryshoi gjë në thelb, por që atë ditë Meta nuk ka bërë asnjë çast pushim, duke dalë çdo ditë në konferenca shtypi dhe mbajtur gjatë fjalim para gazetarëve për inceneratorët dhe goditur qeverinë Rama. Ai ka paralajmëruar një shtator të stuhishëm, që në të vërtetë nuk dihet seç çfarë do të ndodhë. Po përse ky “nxitim” i SPAK për të hetuar deri në detaje Ilir Metën? Disa mendojnë se struktura e re e drejtësisë nuk është e pavarur nga ndikimi politik, ndërsa të tjerë besojnë ende se do të jetë tërësisht e pavarur. Gjithsesi sfida është mëse e qartë që nëse arrijnë që të nxjërrin prova dhe fakte të pakundërshtueshme se Ilir Meta ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale (pastrim parash dhe evazion fiskal) nëpërmjet korrupsionit, askush nuk do të ngrejë pyetjen> përse SPAK bëri “kurban” Metën. Nga ana tjetër, nëse struktura e re e drejtësisë e ngre kaq lart stekën, duke rrëmuar edhe për një lobim që të gjithë partitë e mëdha e kanë bërë, askush prej liderëve në mazhorancë apo opsotë nuk duhet të jenë të qetë. Megjithatë me një Metë në akth opozita gjithsesi pëson një goditje, ndërsa mazhoranca mund të lumturohet për pak kohë, pasi nëse SPAK ka vendosur të bëjë “balancim hetimesh” edhe mazhoranca do preket diku, por ku dhe sa lart kjo mbetet gjithnjë për tu parë. Koha ka treguar se hetimet e “balancuara” sa në një krah në një tjetër kanë dështuar dhe nuk mund të konsiderohen si drejtësi e vërtetë dhe vetë asaj do i kthehet në kundërshti nga oponioni publik. Nga ana tjetër opozita pretendon se në shtator do te ketë protesta dhe ngjarje që do të çojnë në largimin e Ramës, madje edhe të planifikohen zgjedhje të parakohëshme. Zgjedhje të parakohshme ka ndodhur vetëm në vitin 1997 pas rënies së skemave piramidale që rrënuan ekonomikisht thuajse të gjithë familjet shqiptare. Ndoshta “stuhia” që po lëshon Meta në mënyrë verbale për shtatorin, duket se mund të ndalet vetem nga frika që përcjellë SPAK në drejtim të tij. Lëvizja politike u duk që në momentin që Meta “u bë” nga Autoriteti i Dosjeve një ish-sigurims dhe Partia Socialiste u vu në lëvizje për të ndërhyrë në ligj dhe të kërkohej edhe një herë verifikimi i figurës së Ilir Metës. Ndërsa për hetimin më të fundit, Ilir Meta sulmoi Arben Krajën, shefin e SPAK, duke e cilësuar edhe si “spurdhjak të partisë” në pushtet. Nëse do ti shkohet deri në fund, Meta mund të rrezikojë veten dhe partinë për pasurinë e tij të padeklaruar. Për këtë është shumë shpejt për të folur, pasi hetimet janë në dorë të Arbën Krajës deri ku do e çojnë. Nëse kanë vendosur të “trembin” Ilir Metën apo ta “fundosin” atë me fakte dhe prova që do të kalojnë në gjykim nga disa shkallë të gjyqësorit.

Lexo edhe :  Rama do mbyllë TikTok-un/ PD kundër: Nuk do ta pranojmë, fushata elektorale po e tmerron

Dosja e mesit të gushtit

 

Prokuroria e Posaçme po e heton ish- presidentin Ilir Meta për dy akuza. Korrupsion pasiv dhe falsifikim i formularëve janë dy veprat penale për të cilat po zhvillohen hetimet nga SPAK. Kjo strukturë pritet të dërgojë letërporosi në SHBA në lidhje me shpenzimet e kryera nga LSI për lobimet me qëllim ballafaqimin e pagesave të kryera jashtë vendit me pasqyrat financiare të deklaruara në Shqipëri. Hetimi për Metën ka nisur për shkak të një kallëzimi të bërë në qershor nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili kallëzoi edhe Monika Kryemadhin duke pretenduar se personat e denoncuar prej tij duhet të akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion. Ndërkohë që ish presidenti pritet të merret ne pyetje për të dhënë sqarimet e tij ne lidhje me këto akuza. Pak vite me parë një hetim i ngjashëm u zhvillua nga prokuroria e Tiranës edhe për ish kreun e Partisë demokratike Lulzim Basha. Vetë Meta reagoi për hetimet e SPAK duke e quajtur prokurorinë një institucion të kapur nga mafia e incineratorëve. Këto reagime u cilësuan të papranueshme nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Kallzimi i Valterit

Ish-deputeti Halit Valteri dorëzoi një kallëzim në SPAK për Presidentin Ilir Meta në muajin qershor ku ka treguar se sipas dokumentave që disponon, Meta ka dhënë rreth 600 mijë dollarë në një kompani off shore. Valteri tha se në bashkëpunim me Vangjel Tavo, Meta financon familjen e një personi që aktualisht është në burg në Austri. Sipas dokumentave që disponon Valteri, ky person në Austri I përfiton paratë nga një kompani Off shore, e cila financohet nga Meta. “Denoncimi nuk është i qëllimshëm tani që po shkarkohet Meta. Kjo është rastësi nuk është e qëllimshme, Meta ka marrë fund që kur është shkarkuar nga Kuvendi. Pastaj se si bëhen lojërat në Gjykata është tjetër gjë. Marr shumë mesazhe që më përgëzojnë për një veprim të tillë. Meta ka bërë një kontratë nga 15 mijë euro në muaj, në të njëjtën kohë me Tavon i cili thotë për 12 muaj paguhen 50 mijë euro në muaj për pastrimin e imazhit, ku klienti është Meta. Dyshime të forta thonë që këto para i merr dikush i lidhur me familjen Meta, një biznesmen i njohur që është në burg dhe familjen e ka në Austri. Ka detyrim ta pasqyrojë se nga kanë ardhur këto para. Aty verifikohet se paratë kanë ardhur nga një kompani of shore dhe financusei është i afërmi i Metës Vangjel Tavo. Kush ti fal 600 mijë dollar nëse ti nuk merr një shërbim mbrapsht. Tre minsitri në atë kohë faleshin tek Meta. Unë nuk të jap dot 600 mijë lekë të vjetra dot, jo 600 milion dollarë. Po të isha prokuror nuk do rrija në studio do të rrija në zyrë 12 orë në ditë për ta zbuluar”, tha Valteri.

 

Të fundit

Rama ndan medaljet për nxënësit ekselentë/ Jeni heronjtë e mi! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministret Ogerta Manastirliu dhe Bora Muzhaqi ishin sot për të ndarë medaljet për nxënësit ekselentë...

Reshje dëbore në Korçë, qindra familje pa energji elektrike

Reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë rënë pothuaj në të gjithë territorin e qarkut...

Nga dritat e skenës nën mjegullën e internimit, historia e valltares Adivije Alibali

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka sjellë historinë e Adivije Alibalit, një nga valltaret më të njohura të Teatrit Kombëtar...

Balla për mbylljen e Tik Tok/ I qajnë hallin TikTok-ut, po jo viktimave!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaron se ndalimi i TikTokut për të paktën një vit në Shqipëri nuk është një...

Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë

Enver Robelli Disa shqiptarë që e quajnë veten “myslimanë të vërtetë” po e manifestojnë lehtësinë e tyre që sulmuesi në Magdeburg të Gjermani nuk doli të jetë...

Lajme të tjera

Web TV