Flamuri komunist u shfaq në ‘Sunny Hill’, Veliaj sqaron zërat: Satirë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festivali SunnyHill është vendosur në qendër të vëmendjes, kjo pasi mbëmjen e djeshme në natën finale të saj, u shfaq flamuri me yllin komunist. Nuk dihet qëllimi i vendosjes së këtij flamuri, po kjo ka sjellë reagime të ashpra nga opozita.

Ndaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur zërave nga opozita dhe ka sqaruar se shfaqja e flamurit me yll në festivalin “Sunny Hill” është pjesë e një performance artistike e grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”.

Ndodh e pazakonta me flamurin tonë në Sunny Hill!

Ai shkruan në Twitter se kënga është një satirë kundër regjimit komunist, e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, lideri i grupit.

Veliaj ka ironizuar edhe zerat e PD që vrapuan ta komentonin këtë ngjarje, duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH qe kane në krye të PD dhe sigurimsin aleat.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Veliaj.

 

Të fundit

Spanja përballet me sezonin më të keq të zjarreve, 380 mijë hektarë tokë të djegura

Spanja po përballet me një nga sezonet e saj më të këqija të zjarreve, ku flakët kanë përfshirë disa...

Rama nga Spitali i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Theksi i është vënë Spitalit të...

Gjoba dhe tarifa të rënda për bizneset/ Ja projektligji që ndryshon tregun ushqimor!

Në një kohë kur siguria ushqimore është kthyer në një nga çështjet më të ndjeshme në popullatë, qeveria ka hedhur për diskutim një projektligj...

‘Dramë e vërtetë’, deputetja Tabaku: Largimi i të rinjve po rrënon tregun e punës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar emigracionin si “dramën e vërtetë” të ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i...

“Po më arrestojnë” Ish zv.drejtori i AKSHI-t pritet të merret sërish në pyetje

Daniel Shima pritet te merret serish ne pyetje ditën e sotme për të shpjeguar të gjithë itinerarin e ditës së djeshme dhe humbjen e...

Lajme të tjera

Web TV