Kina dhe Rusia përgatisin pushtimin e radhës, 50 mijë ushtarë i bashkohen Putinit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur konflikti i armatosur në Ukrainë vazhdon, Rusia dhe Kina do të bashkojnë forcat për të kryer stërvitje ushtarake në Detin e Japonisë pas të dhënave të fundit që tregojnë se Vladimir Putin mund të jetë duke mbështetur Kinën në procesin e pushtimit të Tajvanit.

Trupat kineze mbërritën për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta të Kremlinit në Lindjen e Largët të Rusisë dhe Detin e Japonisë gjatë javës së fundit. Më shumë se 50,000 ushtarë dhe 5,000 automjete, duke përfshirë 140 avionë luftarakë dhe 60 anije luftarake, do të kryejnë stërvitjet masive vetëm disa milje larg Tajvanit që mbetet nën kërcënimin e pushtimit.

Ka të ngjarë që kjo lëvizje të shkaktojë shqetësim në Taipei, teksa Pekini ka qenë transparent në lidhje me ambiciet territoriale, ndërkohë që kritikon vizitat e politikanëve amerikanë në ishull dhe i etiketon ato si “ndërhyrje”.

Kina ndërkohë ka refuzuar në mënyrë të ngjashme të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, ku në vend të kësaj ka fajësuar NATO-n për ‘provokimin’ e Putinit.

Sakaq, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi sot një video të trupave kineze që mbërrijnë në vend për t’u përgatitur për stërvitjet dypalëshe.

Stërvitjet do të zhvillohen në shtatë poligone në Rusinë e largët lindore dhe do të angazhojnë trupa nga disa vende ish-sovjetike, Kina, India, Laosi, Mongolia, Nikaragua dhe Siria.

Ministria tha se njësitë e trupave ajrore ruse, bombarduesit me rreze të gjatë dhe aeroplanët e ngarkesave ushtarake do të marrin pjesë në stërvitje së bashku me forcat e tjera.

Po ashtu Kina vuri në dukje se si pjesë e manovrave, marina ruse dhe kineze në Detin e Japonisë “do të praktikojnë veprime të përbashkëta për të mbrojtur komunikimet detare, zonat e aktivitetit ekonomik detar dhe mbështetjen për trupat tokësore në zonat bregdetare”.

Lexo edhe :  Sfidë për Kinën: Pentagoni investon në prodhimin e mineraleve të rralla në SHBA

Stërvitjet reflektojnë veçanërisht marrëdhëniet në rritje sa i përket të mbrojtjes midis Moskës dhe Pekinit, të cilat janë forcuar që kur Rusia dërgoi trupat e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

Në një konferencë të Pekinit me Putinin javë përpara pushtimit, Presidenti Xi Jinping i bëri thirrje Perëndimit që të ‘braktisn qasjet e ideologjizuara të Luftës së Ftohtë’.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV