Kriza e energjisë/ Rama: Shqipëria me buxhet më të vogël se Cristiano Ronaldo por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta kalojë me batuta pyetjen drejtuar atij nga moderatori i Forumit Strategjik të Bledit 2022 në Slloveni lidhur me krizën energjitike dhe varësinë nga Rusia.

Teksa theksoi se Shqipëria nuk ia ka nevojën Rusisë, pasi nuk furnizohet me gaz prej vendit të drejtuar nga Vladimir Putin dhe është e varur nga energjia e pastër që prodhohet nga burimet hidrike, Rama tha se vendi ynë me një buxhet as sa gjysma e atij të Kristiano Ronaldos po e menaxhon si duhet situatën.

“Shqipëria është unike se nuk ka gaz, nuk ia kemi nevojën Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë  që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie ndaj Rusisë, sepse në perandorinë sovjetike, Stalini u rrëzua me hijeshi, ndërkohë ne e mbajtëm edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Ne jemi 100%  me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji.

Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë i dhimbshëm për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Kristiano Ronaldos. Nuk kam gjë kundër Ronaldos, mos e merrni si sjellja e një juventini të tradhtuar por dua të them që buxhetet tona janë shumë modeste, shumë të kufizuara krahasuar me të mëdhenjtë”, tha Rama.

Të fundit

12 specialistë nga SPAK nisin kursin amerikan, reagon ambasada

Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore...

Lukashenko: SHBA duhet të shmangë luftërat, është lider global

Si lider global, SHBA-të duhet të parandalojnë përplasjet dhe luftërat, tha Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko. “Amerika është lideri global. Nëse e ke marrë iniciativën, vëre...

Laporta zbulon ‘sekretin’ pse nuk u ble Nico Williams

Rinovimi i Nico Williams me Athletic Bilbaon, bëri që Barcelona të afrojë me huazim Marcus Rashfor. Presidenti i katalanasve, Joan Laporta ka folur rreth...

Digjet Masserati në tunelin e Skërficës

Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti ndodhi në orën 13:28, në...

“I merrnin rrogën, e linin pa bukë”. Dalin dëshmitë për ngjarjen e Fierit

Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre të babait nga vajza dhe...

Lajme të tjera

Web TV