“Dosja Meta”/ SPAK sprovon veten, deri ku mund të shkojë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimet e vrullshme ndaj Ilir Metës nga Struktura Anti-Korrupsion trazon ujërat e ndenjura të “moçalit politik”. Si pritet të përfundojë kjo çështje dhe a do të ketë ndikim politik”. Rreth kësaj çështje dhe zhvillimeve që priten në këtë vjeshtë komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Në muajin gusht ndodhi një fenomen disi ndryshe: Opozita është marrë pa pushim me Edi Ramën, ndërsa drejtësia është marrë me opozitën. Pikërisht në këto ditë të nxehta ku të gjithë janë pushim përveç prokurorëve e gjyqtarëve të “gatshëm për masat e sigurisë”, doli vrik nga SPAK dosja e Ilir Metës, e vënë në lëvizje nga denocimi i një muaji më parë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK nxitoi që të fillonte hetimet duke dërguar tre shkresa paralele: Komisionit Qendror Zgjedhor, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Bankave të Nivelit të Dytë. Të gjitha këto për të hetuar ish-presidentin, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit, i cili sot ka në xhep vetëm çelësat e zyrës së ish-LSI-së… Kjo duket disi një levizje politike edhe nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ju drejtuar shefit të SPAK Arben Kraja si “spurdhjak i partisë së Rilindjes”. Megjithatë, gjithë aludimi se kjo është një lojë politike që “frikson” apo “fundos” do të shihet se si do të shkojnë hetimet për Ilir Metën dhe paratë e partisë së tij, që dikur kalonin për lobime në SHBA, qoftë edhe për ndonjë foto. Ves i hershëm i liderëve tanë politik, që në provincialitet mendor gjykojnë se do bindin për të marrë ca vota më shumë nga “qytetarët provincialë”. Po kjo është një histori e shkuar, e cila mund të diktojë të ardhmen politike. Nëse Meta gozhdohet me fakte dhe prova, që do të kalojnë edhe në filtrinin e të paktën tre shkallëve të gjyqësorit, atëherë gjithkush duhet të heshtë dhe të presë gjuetinë tjetër të radhës nga “rrjerat e SPAK” që herë pas herë mund të sjellin ndonjë “peshk të madh” që është rritur në këto 31 vite zullume dhe demokraci hibrite. Dyshimet për një “kontroll politik” të SPAK-ut nga ana e mazhorancës janë ende të mëdha dhe hapja e “dosjes Meta” lexohet thjesht si një urdhër politik për të përdorur si instrument sistemin e drejtësisë. Pikërisht këtë aludim SPAK është i detyruar që ta heqë. Koha jo shumë e largët do i japë përgjigje shumë pikëpyetjeve që ngrihen në hapitatin ku rritet me shumicë dyshimi, sulmi ndaj tjetrit dhe lufta e madhe për të mbajtur pushtet, apo për të marrë pushtet. Po sikur SPAK në vijim të shkundë fort deri në “dëmtim themelesh” nga pjesa e mazhorancës? Mallkuesit e përhershëm që urojnë politikanë paçka se gjithnjë i votojnë kanë të drejtë të gëzohen, ndërsa pjesa tjetër do dhe duhet ta shohë si hapi i madh drejt funksionit të një drejtësie normale, e cila ka munguar për shumë dekada. Vapa iku me gushtin, priten reshje politike të rrëmbyeshme…

Të fundit

Pse Princi William dhe Kate Middleton mund të marrin fronin më shpejt sesa pritej

Princi William dhe Kate Middleton duket se po i afrohen marrjes së fronit më shpejt sesa pritej, pasi shëndeti...

“Yjet e Diasporës”, Ilir Shaqiri tregon për se bëhet fjalë

Ilir Shaqiri ishte i ftuar në “Ndryshe” bashkë me Ledja Liku, producentja e projektit të tyre më të ri “Yjet e Diasporës” në ekranin...

Shqipëria dhe BE-ja nënshkruan marrëveshjen në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes

U nënshkrua sot në Bruksel Dokumenti i Partneritetit me Bashkimin Europian, mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e...

Kryetari i Kuvendit bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka bërë me dij vetë Konkufca, i cili ka...

Gruaja lind fëmijën në rrugë, shpëtohen dhe dërgohen në spital nga policia

Një grua lindin fëmijën një rrugë dhe më pas u dërgua në spital nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Palermo, ku një grua nga...

Lajme të tjera

Web TV