Meta kundër “Ballkanit të Hapur”, mbështet Procesin e Berlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndalur tek “Ballkani i Hapur” është shprehur se çdo nismë jotransparente dhe përçarëse i shërben protagonizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon.

“Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë.”, shkruan ai. Ndër të tjera Meta thekson se është Procesi i Berlini ai që duhet të marrë mbështetjen e të gjitha vendeve të rajonit.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me artikullin e gazetës më të madhe gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ që në fokus të saj ishte gjuha e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta thekson se ky artikull është një kambanë alarmi që i fton të gjithë gazetarët të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre që dhunohen dhe shkelen sipas tij nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama.

“Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë, kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përshpejtimin e integrimit europian. Shqetësimet serioze me të cilat përballet sot media në Shqipëri, të ngritura me profesionalizëm nga gazeta e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë një këmbanë e fortë alarmi, që i fton të gjithë gazetarët të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre që dhunohen dhe shkelen nga çdo nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama. Duke ndarë disa nga konstatimet më serioze në artikullin e FAZ, i ftoj të gjithë gazetarët e pavarur dhe kurajozë, që pa humbur kohë të unifikohen në qëndrime, të denoncojnë hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës. Ndryshimi është në dorën tuaj! Beteja pakompromis për rivendosjen e lirisë dhe pavarësisë së medias, për dinjitetin profesional dhe njerëzor, nuk do ndalet deri ditën kur edhe gazetari i fundit të çlirohet nga presioni i Qeverisë dhe autocensura”, ka shkruar Meta në një reagim në Facebook.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV