Shantazhi ndaj Pogba/ Presidenti i klubit francez: Numri një i “bandës” është mamaja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akuza dhe kundërakuza janë ato që kanë spikatur në këto ditë brenda familjes Pogba. Mathias, i është vënë kundër Paul, me lojtarin e Juventus që e akuzon të vëllain si kreun e një grupi të struktuar për të zhvatur paratë e tij.

Mathias, nga ana tjetër kërcënon se do të publikojë prova se Pogba mashtron dhe se të gjithë do të njohin fytyrën e vërtetë të mësfushorit prestigjioz. Së fundmi, në çështjet e brendshme të familjes së Pogba është përfshirë edhe presidenti i klubit francez, FC Tours, Jean-Marc Ettori.

Pjesë e klubit të Tours në sezonin 2018-2019 ishte Mathias, teksa presidenti Ettori rrëfen se refuzoi të punonte me të dhe se ende nga ajo periudhë, Mathias i ka borxh 80.000 euro për shkak të prishjes së kontratës. Ettori thekson se ajo që udhëheq familjen Pogba është mamaja, Yeo Moriba.

“Kontrata me Mathias u ndërpre në mes, shuma që ai i detyrohet klubit është 80.000 euro. Kjo shumë nuk është paguar kurrë. Numri një i “bandës” në familjen Pogba, është mamaja. Ajo lëviz dhe udhëheq gjithçka”, shprehet Ettori.

 

 

Të fundit

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe...

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Rr.M., 67-vjeç ka humbur...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme viktima e parë nga zjarret. “Është...

80 mln euro dështim, ylli i United i ofrohet Bayernit

Nicolas Jackson ka disa ditë që raportohet si një nga objektivat e Bayern në merkato. Në fund, doli që nuk ishte kështu. Vetë klubi...

Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Tensioni i lartë i gjakut është një diagnozë e shpeshtë gjatë kontrolleve rutinë dhe lidhet me një rrezik më të madh për infarkt, goditje...

Lajme të tjera

Web TV