Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano! Çuçi: Nuk realizoi objektivat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano!

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave. Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

I pyetur nëse është ‘zgjidhja’ shkarkimi i Gledis Nanos për aq kohë sa përgjegjësi duhet të mbajë edhe vetë ministri për drejtimin e policisë së shtetit, Çuçi u përgjigj se shkarkimi i tij është një masë efikase për një reagim të fortë të policisë.

“Pa diskutim, ka shkallë përgjegjësie, deri tani Këshilli, Qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të tij është masë efikase për të pasur një reagim më të fortë  të policisë në luftën kundër krimit”, tha Çuçi.

Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ministri i Brendshëm tha se detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë.

“Shumë shpejt do t’ju njoftojmë edhe për emërimin e ri”, tha ai.

Dy emrat më të lakuar deri tani për këtë post kanë qenë Drejtori i Policisë Kriminale të Shqipërisë, Neritan Nallbati dhe Drejtori i Përgjithshëm i AMP Muhamet Rrumbullaku.

Të fundit

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se: “Ne kemi nënshkruar një kontratë...

Lajme të tjera

Web TV