Abetarja e unifikuar, ministrja e Arsimit: Do na bashkojë dhe do të na forcojë me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot nis viti shkollor në Kosovë dhe në kuadër të abetares së unifikuar me vendin tonë po zhvillohet një ceremoni e veçantë për prezantimin saj në Gjakovë.

Abetarja së Përbashkët Unike, mblodhi një delegacion nga Shqipëria e drejtuar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci, Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, etj.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka ndarë një mesazh mjaft emocionues nga Gjakova, aty ku po zhvillohet ceremonia në kuadër të ditës së parë të shkollës për nxënësit e Kosovës. Abetarja e unifikuar do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, tha Kushi.

‘Hera e fundit që kam qenë në Gjakovë ishte kur organizuam një koncert të përbashkët mes shkollave të Tiranës dhe Gjakovës. Më pas isha në Prizren, më pas në Prishtinës për mbledhjen e përbashkët të qeverive. Por, unë mendoj se një ndër punët më të mira është abetarja e përbashkët unike. Jam shumë e lumtur që gjendem mes jush për këtë ditë, të mbahet mend si dita që të vegjlit mësojnë më të njëjtin libër. Kjo abetare do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Libri që do na bashkoje dhe do të forcojë më shumë bashkimin me njëri-tjetrin. Jemi një komb! ’- tha Kushi

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV