Ervis Martinaj takoi për herë të fundit një bos krimi në Shijak, rrugës ndryshoi 2 makina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur prej një muaji. Sipas “Ora News”, së fundmi se Shijaku është zona e fundit ku ai është parë dhe aty ka takuar dhe një emër të njohur nga bota e krimit.

Pas Shijakut nuk dihet më asnjë informacion rreth lëvizjeve të tij dhe as nëse është gjallë apo jo.

Më 8 gusht, rreth orës 18:30 Martinaj është parë duke dalë nga hyrja e një pallati në Laprakë, aty ku kishte blerë dhe një apartament. Këtu Martinaj shfaqet me syze dielli, tuta të shkurtra dhe me shapka.

Pasi ka bërë disa lëvizje në zonë, ai ka hipur në “Audin A8”(i njëjti me të cilin ka shkuar në Durrës më parë) dhe është larguar në drejtim të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, duke hyrë në rrugën e Laprakës.

Bashkë me Martinajn në makinë ka qenë dhe një person tjetër i cili dyshohet se është oficeri i arrestuar Jeton Lami. Në Kashar ata kanë ndaluar në ambjentet e një pike karburanti dhe këtu Martinaj, dhe shoqëruesi i tij, kanë ndërruar makinë, duke lënë “Audin A8” dhe marrë për lëvizje një automjet tjetër.

Pas kësaj Martinaj ka shkuar në Shijak dhe në këtë zonë besohet se ai është thirur nga një person të cilin e ka njohur në ambjentet e burgut 302 në Tiranë, kur 40-vjeçari është arrestuar dhe mbajtur 7 muaj në burg për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok.

Martinaj ka hyrë në banesën e një emri mjaft të njohur të botës së krimit në këtë zonë dhe nga këtu nuk dihet çfarë ka ndodhur me fatin e tij.

Lexo edhe :  Donin të digjnin mbeturinat, flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

 

Të fundit

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës bankare për shpenzime nga Monika...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV